Home KRYESORE Mungojnë avokatët, shtyhet seanca gjyqësore. Kur nis beteja me drejtësinë e Saimir...

Mungojnë avokatët, shtyhet seanca gjyqësore. Kur nis beteja me drejtësinë e Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës

Seanca gjyqësore për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën që pritej të mbahej sot është shtyrë për në datën 5 janar në orën 10:00.

Arsyeja për shtyrjen e seancës është mungesa e avokatëve të Jaeld Celës. Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se avokati Gentian Rumano u gjobit me 5 mijë lekë ndërsa Petrit Ismaili ishte me raport.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë i dha një fitore proceduriale Tahirit, kur vendosi prishjen e vendimit të 26 qershorit 2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.

Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Vendimi i shkallës së parë u prish nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e riktheu çështjen për rishqyrtim.

Top Channel

Share: