Home KRYESORE S’është vetingu si bravat/Basha-Spiropalit:Nise nga vetja,vodhe 5 mln € te dogana

S’është vetingu si bravat/Basha-Spiropalit:Nise nga vetja,vodhe 5 mln € te dogana

Replika të një pas njëshme ka pasur mes kreut të PD Lulzim Basha dhe Elisa Spiropalit, në seancën e sotme plenare.

Përplasja mes tyre nisi pasi Basha hodhi në sër akuzash ndaj qeverisë për mos marrjen masash anti-Covid dhe keq menaxhim të pandemisë.

“Asnjëherë unë dhe Partia Demokratike nuk kemi vënë në dyshim domosdoshmërinë për t’u vaksinuar. Ndaj dua ta përsëris edhe një herë këtu që çdo sulm që i drejtohet Partisë Demokratike, në dështimin katastrofik të Edi Ramës dhe qeveritarëve të tij, për të vaksinuar popullsinë nuk është gjë tjetër veçse propagandë, nuk është gjë tjetër veçse gënjeshtër e ulët. Akoma më keq në qoftë se vjen nga punonjësit e sektorit si parafolësi. Tani, po iu drejtohem të gjithëve ju, kush është përgjegjës për faktin që sipas FMN-së keni numrin më të lartë të vdekjeve shtesë për shkak të COVID-it në Europë?”-tha Basha.

Ndërsa ministrja Spiropali i kërkoi të kontrollojë tonin e zërit dhe që opozita të votojë për shtyrjen e afateve të vetingut.

“Kontrolloni gjuhën, temperatmentin, nervin se nuk jemi në foltore këtu dhe mbi të gjitha kontrolloni gjuhën që e keni lëshuar fare që kur ju kanë lëshuar nervat. Hijet politike apo kufomat non grata apo grata mund të vijojnë vallen e marrëzisë së tyre por s’mund të marrosin një popull e ne këtu që s’mund të ndalemi as për drejtësinë as ekonominë as punët që kem për të kryer. Meqë keni merak të posacëm vetingun, së pari premtoni këtu që do votoni shtyrjen e afateve për vetingun, lërini përrallat me vetingje të shpikura nga ju nga halli se nuk është vetingu në politikë si bravat e dyerve të partive që mund t’i ndërroni sa herë humbni legjitimitetin e s’dini ca bëni, ne s’kemi ndërmend të ndalemi nga vallja juaj e marrëzisë”-tha Spiropali.

Basha replikoi sërish duke i akuzuar Spiropalin për vjedhjen e 5 milionë eurove në dogana dhe se për këtë do të jap llogari para gjykatësve.

“Tonin tim se përcakton dot as i pari i bandës tuaj, as ju të tjerët. Doni vettingun, fillojeni nga vetja. Shqiptarët nuk janë budallenj. Të vjedhësh në dogana 5 milionë euro e të vish të na krekosesh këtu me veshje firmato me secilën prej të cilave mund të paguhen të ardhurat e 10 familjeve mesatare apo 100 familjeve me ndihmë ekonomike. Mos bërtit, mos bërtit se do të vijë koha të bërtasësh para gjyqtarëve. Ai proces do të përfundojë pavarësisht se po mundoheni ta pengoni. Do të përfundojë edhe procesi. Keni 5 vjet që e shtyni. Atje shko bërtit jo këtu. Toni im ka të bëjë me hipokrizinë tuaj”-u shpreh Basha./Opinion.al

Share: