Home KRYESORE Përplasjet në PD/ Ambasadorët takim me Lulzim Bashën në selinë blu

Përplasjet në PD/ Ambasadorët takim me Lulzim Bashën në selinë blu

Ambasadorët e akredituar në vendin tonë këtë të martë do të zhvillojnë një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Opinion.al mëson se sapo ka mbërritur në selinë blu ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.  Ndërkohë në takim do të jetë edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadori i Francës dhe Anglisë.

Ky takim vjen një ditë pas situatës së krijuar në PD, ku ish-kryeministri, Sali Berisha me përkrahësit e tij shkuan në ambientet e selisë blu. Ata pretendojnë se në Kuvendin e 11 Dhjetorit kanë shkarkuar si kryetar të PD-së Lulzim Bashën./Opinion.al

Share: