Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Publikimi i pagave të mbi 630 personave/ Rama: Po përdoret politikisht nga...

Publikimi i pagave të mbi 630 personave/ Rama: Po përdoret politikisht nga bravaxhinjtë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur konferencë për mediat në lidhje me skandalin e nxjerrjes së të dhënave të pagave të mbi 630 personave. Rama theksoi se skandali me publikimin e pagave po përdoret politikisht nga “bravaxhinjtë apo çelsaxhinjtë”. Sipas kryeqeveritarit kjo mund të jetë një metodë për të hequr vëmendjen nga situata që është krijuar në PD.

“Përdorimi politik i kësaj ngjarjeje është në sytë e të gjithëve dhe ngjashmëria mes kësaj që ndodhi dhe ngjarjes së mëparshme është në sytë e të gjithëve. Kjo është një mundësi për t’i treguar njerëzve se deri ku mund të shkojnë bravaxhinjtë apo çelsaxhinjtë”, deklaroi Rama.

Share: