Home KRYESORE Shpërthen aktivistja e Gruas: Ne u rritëm me artin dhe letersitë hyjnore,...

Shpërthen aktivistja e Gruas: Ne u rritëm me artin dhe letersitë hyjnore, sot me BB Vip, “Përputhen” e “Love Story”…

“Shtepia me e famshme ne Shqiperi”-thote prezantuesja e programit skandaloz BB Vip.
Mendoni nje cast nje shtepi si kjo?

Mendoni nje cast nje grup te rinjsh si te “Perputhen”

Imagjinoni te reja e te rinj , si tek Love story.
Dhe ne qe u rritem me artin dhe letersite hyjnore, mbushur me dashuri sublime, humanizem, jete, me vlerat e jashtezakonshme te vajzave, grave , burrave, keto emisone skifo na duken si fundi i shpirtit njerezor

A s kane TV tona, me shume ide per debate mes te rinjsh te vertete per karieren, dashurine, artin, problemet socio-ekonomike, konfliktet mes brezave, urave qe duhet te percojme, dilemat e shekullit, pasojat e ndryshimeve post covidiane, si do jete i riu ne mes shekullin 21, krimet e njepasnjeshme ne familje, dilemat e te rinjve per te ndertuar nje familje, braktisja e vendit, pyetja qe te gjithe bejme; a do vijne te rinjte te drejtojne e marrin persiper shtetin, politiken???

BB Vip, Love story, Perputhen, spektakle te tjera- jane viruset me te keqija qe ne na jane ngjitur, ne kete globalizem antivlerash.

Mbyllini TV-te!
Rinia po helmohet!
Truri nuk po iu funksionon me!

Share: