Home KRYESORE Akoma nuk e kemi shkarkuar ne këtë?/Zbardhen detaje nga mbledhja e Kryesisë...

Akoma nuk e kemi shkarkuar ne këtë?/Zbardhen detaje nga mbledhja e Kryesisë së PD


Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se gjatë mbledhjes nuk ka pasur debate të nxehta por ka pasur bisedime dhe janë marrë vendimet për përjashtimin anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë më  8 janar.

Panorama.al shkruan se kryetarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Arta Sakja ka theksuar se vendimi i përjashtimit të Sali Berishës ishte i vonuar.

Mësohet se Sakja është shprehur e habitur për mos përjashtimin e Berishës më parë.

“Akoma nuk e kemi shkarkuar ne këtë?”, -mësohet të ketë thënë Arta Sakja.

Një qëndrim të fortë mësohet të ketë mbajtur dhe deputetja Greta Bardelli, e cila ka thënë se s’ka për t’ia falur sulmin që i bënë demokratëve më 8 janar.

“Kriminelë kam për t’i quajtur nëse më dalin përpara”- ka thënë Bardelli, duke dënuar ashpër ish-kolegët e saj që ishin pjesë e turmës që sulmoi godinën e PD-së.

Sot u bë e ditur se Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e datës 10 Janar 2021, unanimisht

Vendosi:

  1. Dënimin me forcë të akteve të dhunës, gjuhës përcarëse dhe retorikës që nxit konfliktin mes demokratëve.
  2. Përjashtimin nga Partia Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë:
  3. Sali Berisha
  4. Flamur Noka
  5. Edmond Spaho
  6. Albana Vokshi
  7. Bujar Nishani
  8. Arben Ristani
  9. Rigels Muçollari
  10. Keltis Kruja
  11. Klevis Balliu
  12. Pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike, të:
  13. Agron Shehaj
  14. Aldo Bumci
  15. Belind Këlliçi
  16. Blendi Himçi
  17. Clirim Gjata
  18. Edi Paloka
  19. Edith Harxhi
  20. Eno Bozdo
  21. Ervin Minarolli
  22. Genc Deromemaj
  23. Genc Pollo
  24. Gent Strazimiri
  25. Ivi Kaso
  26. Ledina Mandija
  27. Lorenc Luka
  28. Luan Baçi
  29. Mimoza Hajadrmamataj
  30. Oerd Bylykbashi
  31. Tritan Shehu
Share: