Home KRYESORE BUZËT E TUA

BUZËT E TUA

Nga Kliton Nesturi

Buzët e tua
përcjellin fjalë plot kuptim,
ku ngjizen jeta dhe dashuria,
ku e shkuara tretet dhe gjithçka
nis çdo herë prej fillimit.
Prej aty merr kuptimin e tashmja,
nis udhën bukur e ardhmja plot shpresë.

Buzët e tua
janë rrufepritëse të dëshpërimit,
që kërkon të na pushtojë kohë pas kohe,
pengesë e trishtimit të sotëm,
harresa e dhimbjeve të shkuara.

Nga buzët e tua
puthja nis udhën drejt Universit të pasionit,
… magji që nuk shuhet
gjer në çastin e fundit.

Jam rob i buzëve të tua,
nëpër to ndiej fort Ekzistencën time,
të një njeriu me fat.

KLITON NESTURI

Share: