Bashkimi Europian mbështet nismën e maxhorancës të paraqitur sot në Kuvend për zgjatjen e organeve të vettingut.
Në reagimin e Unionionit Europian në Shqipëri shkruhet se kjo nismë është një hap i suksesshëm i procesit të vettingut, duke e cilësuar atë rëndësishëm edhe për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Hap i rëndësishëm sot në Kuvend me paraqitjen e projekt-amendamentit kushtetues për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, për t’u votuar nga të gjithë deputetët. Bashkimi Evropian mbështet fuqimisht zgjatjen e mandatit. Përfundimi i suksesshëm i procesit të vettingut është tejet i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë”,-thuhet në deklaratë.