Home KRYESORE I ftohti polar/ MSH: Mbani rezerva ushqimore, nxirrni jashtë bombolat e gazit

I ftohti polar/ MSH: Mbani rezerva ushqimore, nxirrni jashtë bombolat e gazit

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë disa rekomandime për qytetarët që të kujdesen për shëndetin, në kohën kur vendi është i përfshirë nga temperaturat e ulëta dhe moti i keq.

UDHËZUESI I MSH

Kujdes

Ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë problem të rënda shëndetësore

Kategoritë më të rrezikuara nga i ftohti janë:

Foshnjet
Të moshuarit
Të sëmurët kronikë
Kujdesuni në mënyrë të veçantë për këto kategori, të cilët janë më të rrezikuar nga temperaturat e ulëta të dimrit
Si të kujdeseni për veten gjatë ditëve të ftohta:

Siguroni ambient të ngrohtë e me temperaturë konstante në shtëpi dhe punë.
Vishuni me veshje sa më të rehatshme të ngrohta, rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele dhe doreza si dhe këpucë kundër ujit.
Konsumoni produktet e stinës në sasi të mjaftueshme. Ushqimi i siguron trupit energji dhe ngrohtësi në ditë të ftohta.
Merrni masa paraprake për rastet e emergjencave

Mbani në shtëpi si rezervë për rastet e ekstreme të motit ujë të pijshëm dhe ushqime të cilat nuk kanë nevojë për frigorifer.
Mbroni familjen tuaj nga monoksidi I karbonit.
Mbani bombolat e gazit jashtë shtëpisë, bodrumit apo garazhit.
Lini menjëherë shtëpinë dhe njoftoni autoritetet në rast se nuhasni praninë e gazit.

Share: