Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera “Kam vrarë një person”, si u dorëzua 17-vjeçari që u hakmor për...

“Kam vrarë një person”, si u dorëzua 17-vjeçari që u hakmor për vrasjen e babait

“Në ambjentet e sallës së pritjes në Komisariatin e Policisë Lezhë është paraqitur shtetasi F. P, i cili i është drejtuar punonjëses që kryente shërbimin duke nxjerrë nga xhepi një armë zjarri dhe e ka hedhur mbi tavolinë  duke ju drejtuar me fjalët: unë kam vrarë një person….” Janë këto fjalët e 17-vjeçarit Florian Përvathi, teksa është dorëzuar në policinë e Lezhës, pas vrasjes së 65-vjeçarit Lekë Gjonaj, disa ditë më parë. Dëshmia e publikuar nga gazetarja Anila Hoxha, është pjesë e dosjes hetimore, ndaj të miturit.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa lidhet me një krim të vitit 2009, kryer nga vëllai i viktimës. Asokohe, 4-vjeçari Florian Përvathi përjetoi vrasjen e babait nga fqinji i tij për motive të dobëta dhe humbjen e nënës si pasojë e vetëhelmimit nga dhimbja për të shoqin. Autori i ngjarjes, kreu rreth 5 vite burg, për të vijuar më pas jetën e tij në liri, ndërsa i mituri i rritur me dhimbjen për humbjen e madhe, mess a duket jetoi dhe projektoi në gjithë këto vite ngjarjen që tashmë rrezikon ta lërë pas hekruave për shumë gjatë. /Opinion.al

Share: