Home KRYESORE Macron: Do ua vështirësojmë jetën personave të pavaksinuar

Macron: Do ua vështirësojmë jetën personave të pavaksinuar

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se ka ndërmend të vështirësojë jetën për qytetarët që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 në Francë.

“Unë me të vërtetë dua t’i shqetësoj ata dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë – deri në fund,” tha ai për gazetën franceze Le Parisien.

Por kundërshtarët politikë thanë se gjuha e fortë që ai përdori në intervistë nuk ishte e denjë për një president.

Në intervistën e tij të martën, Macron tha se megjithëse nuk do të vaksinojë me forcë asnjë qytetar, ai shpresonte të inkurajonte njerëzit të vaksinoheshin duke i kufizuar sa më shumë që të ishte e mundur aksesin e tyre në aktivitetet në jetën shoqërore.

“Unë nuk do të dërgoj njerëz të pavaksinuar në burg,” tha ai. “Por ne duhet t’u themi atyre që nga 15 janari, nuk do të mund të shkoni më në restorant. Nuk do të mund të shkoni më për një kafe, nuk do të mund të shkoni më në teatër dhe në kinema”.

Komentet e tij erdhën pasi një projekt-ligj lidhur me Covid-19 u vonua nga deputetët e opozitës që u bashkuan kundër qeverisë.

Një debat ndodhi në parlamentin francez mbi projektligjin, i cili do të ndalonte të pavaksinuarit nga pjesa më e madhe e e aktiviteteve të jetës publike./Opinion.al

Share: