Punonjësit e shëndetësisë në Greqi do të humbasin punën nëse nuk do të vaksinohen kundër Covid-19 deri më 31 mars, thotë ministri i Shëndetësisë.
Punonjësit shëndetësorë të pavaksinuar duhet të marrin vaksinën kundër Covid-19 deri më 31 mars ose do të pushohen nga sistemi kombëtar shëndetësor i Greqisë (ESY), ka thënë të hënën Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris.
Punonjësit e shëndetësisë në Greqi kanë organizuar disa protesta kundër vaksinave të detyrueshme kundër Covid-19 për profesionin e tyre.
Duke folur në Skai TV, Plevris shtoi se Greqia që nga 7 shkurti do të kërkojë një vaksinë përforcuese për t’u konsideruar i vaksinuar plotësisht.
Greqia ka lehtësuar të hënën masat kundër përhapjes së koronavirusit, duke lejuar muzikën në restorante dhe bare, duke zgjatur orarin e tyre të punës./Opinion.al