Home Gjeo-Ekonomia Na e ka fajin vërtet Erdogani?

Na e ka fajin vërtet Erdogani?

Nga Dritan Haxhiraj

Në këto orë viziton Tiranën Erdogan. E ka vizituar edhe herë të tjera,vjen nga një shtet ku shqiptarët tanë janë 6 milionë .

Ku nga 160 admiralet e ushtrisë pjesa më e madhe janë gjaku ynë . Gjak shqiptari.

Marrëveshjet që nënshkruhen të hënën bëjnë pjesë e protokollit midis dy qeverive.

Por a përfiton Republika e Shqipërisë nga ato zhvillime që po ndodhin shumë pak kilometra nga territori i vet?

Pse shqiptarët po fitojnë më pak nga investimet amerikane ne rajone?

Pse klima e dhunshme politike në Tiranë prodhon vetëm atë që ka ngel nga torta që në Ballkan po ndahet?

Është Energjia dhe burimet e saj pika e zhvillimeve ku përsëri Republika e Shqiperise do ngelet jashtë ?

Selaniku, pika kyçe dhe jo Durrësi …
E gjithë ndeshja po luhet aty.

SHBA ka katër vjet që punon në atë zonë, përmes aksioneve të bashkëpunimit strategjik me qeverinë greke , demonstrimi i modernizimit të portit u zhvillua verën e kaluar, kur Arc Endurance hyri për herë të parë në port.

Anija më e madhe që ka hyrë ndonjëherë në atë port. Ajo vizitë ishte një provë e konceptit për të parë se si porti mund të jetë në gjendje të strehojë anije të mëdha të ngarkuara me gaz.
Arc Endurance përmban njësitë e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara që i përkasin Brigadës së Aviacionit Luftarak (CAB), Divizionit të Parë të Këmbësorisë dhe është kthyer në portin e Aleksandoupolit disa ditë më parë.

Ndër të tjera, CAB do të shërbejë si një element i aviacionit luftarak Evropë-Afrikë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, përgjegjës për burimet ajrore të forcave amerikane.

Kalimi që ka të bëjë me ndërtimin teknik të tubacioneve i cili është i ndërthurur me një strategji të saktë gjeopolitike, e cila duke filluar nga Mesdheu shtrihet në të gjithë bregun ballkanik, duke u ndërthurur nga njëra anë me politikat e zgjerimit të BE-së në lindje dhe nga ana tjetër. me ato relative amerikane tek dosja e energjisë.

Nuk duhet harruar se Shtetet e Bashkuara po bëhen importuesi më i madh i gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Greqi.

Në këtë pikë pak muaj më parë u mbajt në Athinë takimi online Athens Energy Dialogues, ku mori pjesë edhe ish-zëvendës sekretari amerikan i shtetit për burimet energjetike Frank Fannon, i cili konfirmoi se si administrata Biden do të ruajë një shkallë të caktuar vazhdimësie si SHBA.

Politika për të zhvilluar një treg të fortë energjie në Mesdheun jugor dhe lindor.

Fannon, përveçse ka ndjekur personalisht të gjitha fazat në lidhje me tre tubacionet e gazit që përshkojnë tokën greke (Tap, Tanap dhe Eastmed kur do të përfundojë), ka luajtur një rol të rëndësishëm në partneritetin e ri.
Kjo është ajo që ka ndodh në Greqi në muajt e pandemisë, fakte dhe shumë pak propagandë për të thënë hiç fare.

Ndërsa në Tiranë ….

Vizita e Erdoganit dhe qëllimi i tyre për Pashalimanin pati një demostrim nga aeroplanmbajtesja “Harry S. Truman” para disa orësh.

Amerikanët bëjnë amerikanët dhe Erdogani do kthehet me duar bosh.

Por mjafton kjo për ekonominë tonë, për brezat e rinj?

Patëm ne si Elitë një sinjal për këto zhvillime që kanë 5 vite që po zhvillohen.A bëmë ne një analizë të partnerëve tanë rajonal për të kaluar gazin në Durrës dhe jo në Selanik.

E humbëm edhe këtë ndeshje për hir të miopisë të “ liderave tanë global”

Koha do u jap hakun që meritojnë .
Ne na ngelen fotot në aeroplanmbajtësen “ Harry S. Truman” Erdogani për konsum të brendshëm ne Turqi do japë atë që ne na takon. Asgjë …

Ndërsa në Selanik po investohet për 200 vitet e ardhshme .

Ta gëzojmë 2022!

Share: