Home Gjeo-Ekonomia Për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis Kinës dhe...

Për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis Kinës dhe Shqipërisë.

Nga Dr. Enriko Ceko

Eksportet kineze drejt Shqipërisë për periudhën janar – nëntor 2021 ishin 58.8 miliardë lekë, krahasuar me 48.7 miliardë lekë të së njëjtës periudhë të një viti më pare. Edhe eksportet shqiptare drejt Kinës në periudhën janar – nëntor 2021 ishin rreth 8.3 miliardë lekë, krahasuar me 4.3 miliardë lekë të së njëjtës periudhë të një viti më parë. Këto të dhëna zyrtare tregojnë se të dy vendet kanë zgjeruar në vazhdimësi bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave, Kina është partneri i katërt tregtar me rreth 5.6 % të gjithë volumit tregtar të Shqipërisë.

Sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Shqipëria importon nga Kina kryesisht makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi, vlera e të cilave gjatë 11-mujorit të 2021 llogaritet 27.2 miliardë lekë, tekstile dhe këpucë, me vlerë mbi 10 miliardë lekë, produkte kimike e plastike me vlerën mbi 7 miliardë lekë, materiale ndërtimi e metale me vlerë 5 miliardë lekë, etj, ndërsa eksporton në Kinë kryesisht minerale si krom e bakër, etj.

Këto fakte tregojnë se një vend i madh dhe një vend i vogël mund të bëjnë biznes fitimprurës për të dy palët.

Që në shekullin 18, Adam Smith, në libri e tij “Mirëqenia e Kombeve”, ka theksuar rëndësinë e avantazheve tregtare, duke evidentuar se vendet mund të kenë përfitime nga tregtia nëse specializohen në disa mallra e shërbime që mund t’i realizojnë në mënyrë më eficiente se vendet e tjera. Më tej, teoria dhe praktika ekonomike ndërkombëtare, mbështetur kryesisht në studimet e Michael Porter (Avantazhi konkurrues:

Krijimi dhe mirëmbajtja e performancës superior, botuar në vitin 1985) ka vërtetuar se vendet e vogla dhe ato të mëdha mund të bëjnë biznes midis tyre me përfitim reciprok. Çdo vend, pavarësisht nga madhësia e territorit dhe e popullsisë, ka mundësi të realizojë produkte dhe shërbime me cilësi e çmime më të përshtatshme se sa vendet e tjera dhe kjo gjendje mund të manaxhohet deri në arritjen e avantazheve konkurruese dhe krahasuese (përshkruar kjo edhe në publikimet e viteve të fundit si: Bazat e Manaxhimit strategjik: Çështja e avantazhit konkurrues, J. Gamble, M. Peteraf, A. Thompson, Jr. 2021)

Avantazhi konkurrues i referohet faktorëve që lejojnë një vend apo një biznes që të prodhojë mallra ose shërbime më mirë ose më lirë se rivalët. Këta faktorë lejojnë që shteti apo njësia prodhuese të gjenerojë më shumë shitje ose marzhe superiore në krahasim me rivalët e saj në treg. Përparësitë konkurruese i atribuohen një sërë faktorësh duke përfshirë strukturën e kostos, markën, cilësinë e ofertave të produkteve, rrjetin e shpërndarjes, pronësinë intelektuale dhe shërbimin ndaj klientit. Avantazhi konkurrues është ai që i bën produktet ose shërbimet e një njësie ekonomike më të dëshirueshme për klientët sesa ato të çdo rivali tjetër.

Avantazhi krahasues është aftësia e një vendi apo subjekti për të prodhuar diçka në mënyrë më efikase se një rival, gjë që çon në marzhe më të mëdha fitimi.

Këto dy avantazhe bëjnë që edhe Kina dhe Shqipëria të dalin në tregjet ndërkombëtare me produktet dhe shërbimet e tyre dhe të jenë konkurrues dhe kjo bën që edhe Kina dhe Siqipëria të bëjnë biznes së bashku.
Kina ka një ekonomi mjaft specifike ku sektori mbizotërues i ndërmarrjeve shtetërore ekziston paralelisht me sektorin privat.

Pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga krizat financiare ndërkombëtare dhe pandemia, ekonomia kineze ka arritur që të manaxhojë një rritje të admirueshme ekonomike, e cila pritet që për vitin 2022 të jetë rreth 5-6%.

Ekonomia kineze bazohet në burimet e shumta natyrore dhe në burimet njerëzore. Në vitet e fundit, me forcimin e pandalur të financave publike dhe atyre private, edhe burimet financiare janë kthyer në një mbështetje shumë të madhe për investime në vend dhe jashtë Kinës.

Projekti “Një brez – Një rrugë” mbështetet pikërisht në këto burime dhe në dëshirën e vendeve pjestare në këtë projekt për të bashkëpunuar me Kinën. Kjo inciativë, me projektet e mëdha të investimeve në Europë me krijimin e fondit të përbashkët të investimeve Kinë-BE, ndërtimin e platformës për ndërlidhje dhe ndërkomunikim, bashkëpunimet për të përballuar së bashku ndryshimet klimatike, bashkëpunimet në fushën e energjetikës, teknologjisë së informacionit, telekomunikacionit, etj, është një projekt madhështor që krijojnë hapsira edhe për ekonominë shqiptare.

Shqipëria është një vend i vogël me një sipërfaqe 29.748 km2 dhe me popullsi rerth 2.9 milionë banorë, por edhe pse e vogël, krahasuar me vende të tilla si Kina, SHBA-ja, Rusia, etj, përsëri ka një performancë mjaft të përmirësuar në tregjet ndërkombëtare. Nëse përpara 25 – 30 vitesh raporti eksporte – importe për ekonominë shqioptare ishte 1 me 8, tashmë është 1 me 4.

Ka një rritje të investimeve të huaja dhe ka një prezencë në rritje të kompanive të huaja që operojnë në Shqipëri, duke patur parasysh se edhe parametrat makroekonomikë të

Share: