Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar edhe lidhur me ndërhyrjen e Policisë së Shtetit ndërsa po zhvillohej protesta në selinë e PD.
Sipas tij, ndërhyrjen e ka kërkuar Basha dhe theksoi se policia nuk ndërhynte pasi asnjë nuk u kërcënua.
Berisha tha se nuk u gërvisht njeri dhe se kjo protestë hyri në histori, duke e konsideruar edhe si fitore.
“Ndërhyrjen e ka kërkuar personalisht peng Basha. Nderim demonstruesve shqiptarë që e zhveshën para shqiptarëve se kush është. Selia e Partisë Demokratike nuk është e PD-së por objekt i Ministrisë së Brendshme. PD është bunker i Bashës. Protestuesit paqësorë erdhën aty për çlirimin e godinës. Policia nuk mund të hynte në ndërtesën e një partie politike. Aty nuk ndodhi asgjë kërcënuese për asnjë njeri. Nuk ka njeri të gërvishtur dhe kjo dëshmon karakterin paqësor te kësaj proteste. Sot fituam jo pak. Kjo protestë hyn në histori si protesta që ndau opozitën e vërtetë nga pseudoopozita”-tha Berisha.