Home KRYESORE Protesta/ Berisha: Anëtarët e PD do e shoqërojnë butësisht Bashën nga zyra

Protesta/ Berisha: Anëtarët e PD do e shoqërojnë butësisht Bashën nga zyra

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se në protestën e ditës së nesërme demokratët do e nxjerrin “butësisht” kryedemokratin Lulzim Basha nga zyra se selisë blu.

Gjatë një interviste televizive, Berisha shprehet se Basha nuk është më në drejtimin e PD dhe për këtë arsye duhet të dal jashtë.

“Nëse Basha nuk del nga selia? Do ta shoqërojnë butësisht. Ai do të dalë butësisht. Nuk ka asnjë tagër, nuk është kryetar i PD. Nuk është me letra, është i shkarkuar. Nëse deputeti Lulzim Basha është i kërcënuar, Edi Rama është i detyruar ta mbrojë me policë, jo me Gardë, ka status të tjerë personash Garda. Ky është revolucion paqësor i bazuar te parimet e Gandit. Unë besoj te revolucioni paqësor i pandalshëm”,-tha Berisha./ Opinion.al

Share: