Home KRYESORE Sali Berisha në selinë e PD: Këto janë skenat e një njeriu...

Sali Berisha në selinë e PD: Këto janë skenat e një njeriu që kalon nga skandali në skandal. Mbushi godinën me kriminelë

Sali Berisha rikthehet në selinë e Partisë Demokratike. I shoqëruar nga Klevis Balliu, Tritan Shehu, Flamur Noka, Edmond Spaho, Gent Strazimiri, Floriana Garo etj.

Berisha sulmoi Bashën një ditë para protestës së thirrur prej tij duke theksuar se Basha e ka mbushur godinen me kriminelë mbi të cilët rëndojnë vrasje njerëzish.

“Prej disa ditësh shqiptarët po përjetojnë, po ndjekin në mënyrë të pabesueshme zhvillime të denja si për romanet e Franc Kafkës apo të realizmit fantastik të Garsia Markezit. Skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal, nga aktet e turpshme në akte të tjera po kaq të turpshme. Një njeriu që dëshmon se nuk i ka mbetur qoftë dhe një grimcë më e vogël e integritetit moral dhe politik, e integritetit qytetar.

A mundet kush të imagjinonte se një ish-lider i ri do të mbyllte karrierën e tij politike në vend të nënshtrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë së tij në blindimin dhe shtrimin në bunker burgu të selisë së PD, bllokimin e saj, bllokimin e hyrjeve në këtë seli për deputetë të PD-së, mbushjen e kësaj selia me kriminelë delinkuentë që rëndojnë mbi shpatullat e tyre vrasje njerëzish, trafiqe, etj.”.

Prej ditësh Berisha nuk ka qenë në selinë e PD, teksa vazhdimisht ka pasur vizita nga mbështetës të tij./lapsi.al

Share: