Të dërguarit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, së bashku takuan krerët e institucioneve në Kosovë.
Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak takuan fillimisht presidenten e vendit, Vjosa Osmanin. Takim ky që përfundoi për rreth 40 minuta e nuk u tha asgjë pas tij.
Ndërkaq, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Lajçak e Escobar pa pranuar pyetje deklaruan se qëllimi kryesor i vizitës ishte dialogu Kosovë – Serbi.
Gabriel Escobar – Emisar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor: Dialogu ka mbwshtetjen tonw tw plotw. Duhet tw udhwhiqet nga BE, sepse bwhet fjalw pwr Evropwn. Por derisa hyni nw Bashkimin Evropian do tw vazhdoni tw jeni miq tw ngushtw tw Amerikws
Miroslav Lajçak – Emisar i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi: Kjo vizitë është të përcojmë një mesazh të qartë që BE dhe SHBA janë duke punuar ngushtë për normalizimin e marrëdhëniave dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për mirëqenien e gjithë rajonit.
Kurse kryeministri Albin Kurti deklaroi se sovraniteti i Kosovës është i rëndësishëm për qeverinë që ai udhëheqë dhe se e ardhmja e vendit, sipas tij është evropiane.
Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës: Qeveria e Kosovës e mbështetë dhe është e përfshirë në procesin e dialogut. Jemi të vendosur që integriteti territorial, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria tërë kohën dhe kudo të ngelen të pacenuara nga askush.
Disa orë pas takimit me të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së, Presidenca përmes një komunikate thotë se Presidentja Osmani këmbngulë se Serbia bllokon procesin e dialogut.
Lajçak e Escobar do të qëndrojnë në vizitë deri të mërkurën. Përgjatë kësaj kohe do të takojnë edhe liderët e partive opozitare.
Top Channel