Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Shkëlqimi dhe forca e një mësuesi nuk zbehet, megjithëse nëpër karrike me...

Shkëlqimi dhe forca e një mësuesi nuk zbehet, megjithëse nëpër karrike me rrota lëviz servilizmi

SHKËLQIMI DHE FORCA E NJË MËSUESI
( realitet i hidhur nga nje situate e ndodhur)

Nga Edmira Xhaferi

Ndodh që përplasemi fort në orët tona dhe trembemi për atë që na afrohet!... Dhe heshtim... Heshtim sepse mendojmë se nuk mundemi e nuk guxojmë të flasim ashtu siç duam ne të flasim, nuk guxojmë të shohim në sy shëmtinë e asaj që fort na dhemb, e përsëri heshtim... 

Duhet ?
Ndërkohë, ke mbi supe vite pune të palodhëshme, të cilat të kanë bërë më të fortë në profesion e në emocione, të kanë folur me gjuhën e tyre që gjithçka që nuk e duam, nuk na afrohet e nuk na godet. Dhe ndërkohë je i ndërtuar me një shkëlqim kënaqësie e sigurie në punën tënde, gati- gati të paprekshëm, se të duket vetja i mbrojtur nga përkushtimi ndër vite për atë që e quan më të shenjtën, profesionin tend.
Dhe ecën i mbushur se ti vlen!… Vlen në artin që dhuron e në lodhjen që nuk e ndjen, vlen në pasurinë që ke krijuar brenda vetes për atë që ke dhuruar; së bashku me punën tënde dhe një pjesë të jetës tënde. E bëhesh i fortë për të shkulur nga ky realitet ca gozhdë që përpiqen të të godasin dhe të të ngulen fort pas krahëve, sidomos kur këto gozhdë marrin shkëputje nga prapaskena dashakeqe, inisiativa këto nga ajo që pandershmërisht ka ardhur mbi ty dhe që sot e quan veten “padrone te jetes tende”, vetëm pse ka një karrike me gjemba që nuk e lënë të qetë përsa kohë është e ulur mbi të dhe ka një përkulje interesi mbi gjithkënd që është mësuar ndoshta dhe që të shtrihet në këmbët e saj e për drekë i servis thjesht një sallatë… E trishtë, por saktë e shprehur nga një energji e madhe dhe e fortë, nga forca e një mësuesi që endet me vrap mëngjeseve të sistemojë gjithçka e të niset, se e pret detyra aq shumë e dashur… e ndërkohë karrikja që lëviz përgjumësh sepse i duhet që ta zgjojë kafja e mengjesit për të kuptuar se ora ka vajtur ndoshta edhe dhjetë, e i duhet të hipë mbi rrota e të vijë dembelshëm në punë, të cilën më shumë se pasion e quan mënyrë për të mbushur xhepin e për të përkëdhelur dëshirat që i lindin dhe natën kur e mbuluar flet dhe me ëndrrat për mënyrën se si duhet të jetë e nesërmja për secilin nga të rendurit e mëngjeseve të herëshme, për të ushqyer mbi të gjitha profesionin aq shumë të dëshiruar që në fëmijëri.
A vlen? Sigurisht. Shkëlqimi dhe forca e një mësuesi nuk zbehet, megjithëse nëpër karrike me rrota lëviz servilizmi dhe dëshira për të nënshtruar atë që nuk ka kohë e as mundesi t’i afroje as një tas sallate. E përsa kohë ai vlerësohet se ecën fort në rrugen e tij të profesionit e të krenarisë dhe nuk trembet se një ditë ndoshta do të përballet me këto gozhdë e rrugën do ta ketë thjesht të pambrojtur. E përsa kohë karrikja do lengojë në shtjellimin e vet, i duhet veç forcë për të besuar dhe luftuar se e nesërmja do jete më e bukur.

EDMIRA XHAFERI
Tiranë, 7 janar 2022

Share: