Home KRYESORE Skandali i pagave/Specialistja kërkoi ndryshimin e USER-it: Ma hiq “Mozën”

Skandali i pagave/Specialistja kërkoi ndryshimin e USER-it: Ma hiq “Mozën”

Katër persona janë arrestuar në lidhje me skandalin e publikimit të pagave dhe të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Në pranga përfunduan dy punonjës të IT te Drejtoria e Tatimeve, Andi Agaraj dhe Eni Qirjako si dhe 2 përmbaruesit privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, të cilët blenë këto të dhëna.

Sipas dosjes së Prokurorisë, rezulton se ka qenë specialistja e IT-së Eni Qirjako ajo që ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj.

Qirjako ka filluar punë si Specialiste IT te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve më 20 korrik të 2020 ndërsa ra në dijeni të shpërndarjes së të dhënave të pagave më 22 dhjetor të vitit të kaluar.

Në datë 23 Dhjetor pasi shpërtheu skandali, prokuroria u kërkoi drejtuesve të AKSHI-t, Tatimeve dhe ISSH-së të dorëzojnë të dhënat kompjuterike të memorizuara për të gjithë personat e loguar në sistem. Pasi vuri re se të dhënat e publikuara në Exel përkonin me datën dhe orën e materialeve që ajo ja kishte dërguar kolegut të saj, Andi Agaraji, Eni Qirjako, njoftoi eprorin e saj drejtorin Ervin Muça të cilit i tha se emri i user-it nga i cili kanë dalë këto të dhëna me emrin “Moza Seraj” është user-i që ajo përdor në aksesimin e të dhënave.

Sipas dosjes së abc news, Qirjako kishte kërkuar që t’i ndryshohej emri i user-it, por kjo gjë nuk është bërë. Nëpërmjet E-mailit të saj të punës, te ai i Agaraj, Qirjako dërgoi në ditë të ndryshme listë pagesat e muajve shtator 2020, dhjetor 2020, janar 2021 mars 2021, shtatorit 2021.

Andi Agaraj listën e pagave që ka marrë nga kolegia e tij ia ka dhënë Klodian Sotës, i cili ia ka dhënë Endri Ikonomit kundrejt 20 dhe 30 mijë lekëve./Opinion.al

Share: