Home Gjeo-Ekonomia Ukrainë/Mbërrin në Kiev avioni amerikan me 90 tonë materiale luftarake

Ukrainë/Mbërrin në Kiev avioni amerikan me 90 tonë materiale luftarake

SHBA ka kryer një dërgesë të re ndihme ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë edhe municione. Një aeroplan mallrash amerikan u ul në Kiev mbrëmë me 90 tonë materiale, sikurse Ambasada e SHBA në Ukrainë njoftoi në Twitter.

“Ngarkesa e parë për ndihmë në Ukrainë,  vendosur së fundi nga Presidenti Biden, mbërriti sonte. Ngarkesa përfshin rreth 90 ton materiale luftarake, duke përfshirë municione për mbrojtësit e Ukrainës në vijën e parë”, shkruan ambasada, duke kujtuar se SHBA-ja ka ofruar ndihmë ushtarake me vlerë mbi 650 milionë dollarë vitin e kaluar./Opinion.al

Share: