Home Gjeo-Ekonomia Biden letër për Vuçiç: Njohje reciproke për normalizim të raporteve me Kosovën

Biden letër për Vuçiç: Njohje reciproke për normalizim të raporteve me Kosovën

Me rastin e ditës së shtetit të Serbisë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar një letër Presidentit Aleksandër Vuçiç.

Ndër të tjera, në letrën e publikuar nga presidenca e Serbisë, Joe Biden shprehet se rruga evropiane e Serbisë lidhet me njohjen reciproke të Kosovës.

“Aspiratat e Serbisë drejt BE-së gjithashtu varen nga progresi drejt normalizimi të plotë të raporteve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, të cilat, siç edhe ju e dini, duhet të bazohen në njohje reciproke. SHBA-ja qëndron e gatshme që t’iu mbështes për të punuar në mirëbesim për të arritur një synim të tillë. Familja evropiane nuk është e plotë pa Serbinë dhe pa të gjithë fqinjët e saj”, ka shkruar Biden në letrën e tij./Opinion.al

Share: