Home KRYESORE E sëmurë prej muajsh shfaqet Elizabeta: Charles mbret dhe Camilla mbretëreshë

E sëmurë prej muajsh shfaqet Elizabeta: Charles mbret dhe Camilla mbretëreshë

Mbretëresha Elizabeta II e Britanisë ka përdorur momentin historik të jubileut të saj të 70-të të platinit për të ripërcaktuar të ardhmen e monarkisë, duke bërë thirrje që Dukesha e Cornwall-it të njihet si Mbretëresha Camilla kur Charles të bëhet Mbret.

Kur Charles u martua me Camillan në 2005, çifti njoftoi se ajo synonte të njihej si “Princesha Consort” pavarësisht se kishte të drejtë për titullin e Mbretëreshës. Kjo për shkak të ndjeshmërisë që kishte titulli që ishte i destinuar për gruan e parë të Charles, Dianën. Për të njëjtën arsye Camilla nuk e përdori titullin e Princeshës së Uellsit.

Pritej që Mbretëresha të konsultohej me trashëgimtarët e saj të drejtpërdrejtë Charles dhe William përpara se të bënte një njoftim kaq të rëndësishëm për titujt, gjë që sugjeron se ata të dy ranë dakord dhe mendonin se publiku britanik është gati të pranojë Camilla-n si Mbretëreshë.

Monarkja 95-vjeçare shpalosi vizionin e saj për tranzicionin e institucionit në një mesazh të jashtëzakonshëm të lëshuar ndërsa arriti 70-vjetorin e ngjitjes së saj në fron.

“Dëshiroj t’ju shpreh falënderimet e mia për të gjithë ju për mbështetjen tuaj. Unë mbetem përjetësisht mirënjohëse dhe e përulur për besnikërinë dhe dashurinë që vazhdoni të më jepni,” tha Mbretëresha.

“Dhe kur, në kohën e plotë, djali im Charles të bëhet Mbret, unë e di që ju do t’i jepni atij dhe gruas së tij Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua; dhe është dëshira ime e sinqertë që, kur të vijë ajo kohë, Camilla të të njihet si Mbretëreshë dhe të vazhdojë shërbimin e saj besnik”, tha Mbretëresha./Opinion.al

Share: