Një 53-vjeçar kamerunas është arrestuar nga Komisariati i Policisë Rinas pasi tentoi të futë në vendin tonë kartëmonedha të falsifikuara. Mësohet se në paranga ka rënë Josoue Ngankam, i cili ka ardhur nga Parisi, Turqi, më pas në Shqipëri.
Si rrjedhojë janë sekuestruar 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, letra për përgatitjen e kartëmonedhave dhe një aparat celular.
“Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas do tentonte të hynte në Shqipëri, me sasi të konsiderueshme kartëmonedhash të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lastra”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit kamerunas J. N., 53 vjeç, me leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian”, tha policia.
Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në bagazhet e këtij shtetasi janë gjetur sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të dyshuara të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme).
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, lastra, letër speciale për prodhimin e kartëmonedhave euro dhe një aparat celular.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtatas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë në vendin tonë, do të hidhte në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve./Opinion.al
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=316&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpoliciashtetitshqiptar%2Fvideos%2F475573507504246%2F&show_text=false&width=560&t=0