Home Gjeo-Ekonomia Fillimi i mandatit në Këshillin e Sigurimit, Rama: Historike për Shqipërinë

Fillimi i mandatit në Këshillin e Sigurimit, Rama: Historike për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në ceremoninë e organizuar me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, është një ngjarje historike për vendin tonë dhe një gur themeli në rrugën transformimit, për të përmbushur aspiratat si komb.

“Mirëmbrëma të gjithë bashkatdhetarëve. Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë, që shënon edhe një tjetër gur themelor në rrugën tonë të transformimit për të përmbushur aspiratat tona si komb dhe për të kontribuar që ta bëjmë botën një vend më të mirë për ne dhe për të gjithë”, tha Rama.

Ndër të tjera Rama nënvizoi se Shqipëria ka vënë të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut në qendër të agjendës për mandatin në Këshillin e Sigurimit.

“Bota ka ndryshuar dhe është transformuar gjatë 76 vjetëve të fundit. Shumë vende e shoqëri kanë parë jetët e tyre të ndryshojnë rrënjësisht, por mund ta them pa asnjë dyshim se transformimi i Shqipërisë është një prej më mbresëlënësve e më me ndikim, deri në atë pikë sa prirem të bie dakord me miqtë që na thonë se përgjatë tri dekadave të fundit, Shqipëria është transformuar më shumë se gjatë tre shekujve të fundit. Ky është bilanci ynë, për të cilin jemi krenarë dhe duam ta përmirësojmë më tej. Në ditët e sotme ne vërejmë se vlerat që dikur i merrnim të mirëqena si aspirata për t’u arritur janë vënë në mëdyshje, por, ne që u kemi mbijetuar kohëve të errëta, këto dyshime nuk i ushqejmë, sepse e dimë se cila është alternativa e këtyre vlerave. Ne i kemi vënë të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut në qendër të agjendës sonë për mandatin në Këshillin e Sigurimit. Ne i shohim ato si përparësitë e organizmit më të fuqishëm në botë”, u shpreh Rama në fjalën e tij./Opinion.al

Share: