Nga Edmira Xhaferi
Në një shoqëri të çalë ti lufton, lufton për dinjitet të nëpërkëmbur e për shpresa që i ruan fort në xhepin tënd të fëmijërisë. E prapë përpiqesh të arrish atë që ti e sheh të pamundur, të vrarë e të fshehur skutave të zyrave të qeverisë e pas dyerve që flasin me shëmtinë e drejtorëve e korrusionin që po flet në emër të tyre.
⁃ Është sekseri i të madhes, bashkëshorti i drejtoreshes tënde. Ndajnë lekët bashkë,- dëgjoj një zë që buçet nga pas i dhimbshëm e me sy të përlotur.
⁃ Po ti ?- i thashë . – Pse kaq shumë halle ky popull? Kaq vështirësi … dhe zëri im nuk tingëllonte më, as zëri i tij që përballë meje rrinte e mekej se fjalët nuk kishin më fuqinë e vet të dikurshme. E rrinim përballë, unë e ai, zëri i brendshëm që kishte luftuar deri tani me padrejtesitë e të pamundurën, me poshtersinë e inatet, me të keqen e të pamoralshmen.
E vjen një çast që ti nuk mundesh më të kapësh atë që kishe … e kjo se diploma jote e fituar netëve pa gjumë për t”i shërbyer të ardhmes, nuk vlen më aq sa vlen diploma e blerë e drejtoreshës që bankave u zvarrit për të marrë një copë letër që i jepte mundësinë vec të punonte token.
-A të t’i pastroj këpucët? I paske të ndotura,- dhe ajo, zëvenđësja e saj, që heshtazi e ka qerasur me kafenë e mëngjesit e tashmë i rri në këmbë në pritje të urdhërit për tu ulur.
-Të heq nga puna, ty dhe të tjerët që nuk më ulen në gjunjë, – foli nën zë ajo që fuqinë ia ka dhënë pushteti e lekët sekseri që vec natën e ndan shtratin me të, se dita e gjen dhomave të errëta fshehur kushedi me kë, për të harxhuar ato që i ka fituar duke hequr nga puna njerëz që e urrejnë atë dhe të pashkollën që fati ia zgjodhi në jetën e tij .
-A do të të sjell dicka? Se ti po na mban në punë. Se lek nuk kam të të jap,… por dinjiteti im nuk ka ç’më duhet. Merre e shto dinjitetin tënd .- dhe përkulur shkon aty ku e ka vendin.
-Ja , une po i vë emrin kësaj shoqërie. Duhet shëmti të jetosh, duhet servilizem të punosh e duhet poshtërim që të ecësh në jetë. Duhet të mos flasësh kur kupton se unë po marr rryshfet e duhet të më shërbesh kur unë kam nevojë!
E së largu vlerat duket se i humb dhe një muzikë që deri dje të mbante zgjuar me melodinë e saj e fjalët të motivonin se e nesërmja do ishte më e bukur.
EDMIRA XHAFERI
Tiranë, 11 shkurt 2022
Shënim: Redaksia e Përqasje.com është e hapur për përgjigje apo replikë ndaj këtij shkrimi denoncues!