Nga Jona Plumbi Euro News.al
Pronarët e vërtetë të bizneseve me pronësi të fshehur edhe për të paktën 5 muaj të tjerë do të jenë të panjohur.
Qeveria socialiste në janar shtyu afatin për regjistrimin e përfituesve fundorë të çdo kompanie që vepron në Shqipëri.
Ajo i fali bizneseve edhe 3.4 milionë euro gjoba, pa u kërkuar më parë regjistrimin e pronarëve, siç sugjeruan ekspertët e Ministrisë së Ekonomisë.
Në 2020-ën ligji u miratua nën presionin e BE-së për shmangien e pastrimit të parave të krimit dhe korrupsionit.
Nga rreth 67 mijë (66 895) biznese dhe organizata që duhet të deklaronin pronarët, vetëm rreth 25 mijë (25 393) zbatuan ligjin.
Shumë kompani që punojnë në Shqipëri janë të regjistruara në vende që nuk i tregojnë pronarët e kompanisë apo në vendet e ashtuquajtura offshore si Ishujt Kajmen, Ishujt Virxjinia, Panama etj.
Eurostat në 2020-ën llogariti se shqiptarët tërhoqën 3.8 milionë euro nga kompani offshore.