Në një deklaratë të përbashkët të Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe e Ambasadës së SHBA në Tiranë, theksohet rëndësia e zgjatjeve të afateve për organet e vettingut.
Në këtë deklaratë të përbashkët thuhet se reforma në drejtësi po jep rezultate dhe se vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është element themelor për një drejtësi funksionale.
Sipas BE dhe SHBA, është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës për t’i hapur rrugë zgjatjes së afateve të organeve të vettingut.
Dy aleatët më të rëndësishëm të Shqipërisë i bëjnë thirrje politikës shqiptare që të votojnë sa më parë për vijimin e vettingut në mënyrë që reforma në drejtësi të implementohet e plotë.
Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka bërë përparime domethënëse në reformat e anëtarësimit në BE. Ndër hapat më të vështirë, por thelbësore, ka qenë miratimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi. Jemi në një moment të rëndësishëm pasi reforma në drejtësi po jep rezultate.Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një element themelor i reformës në drejtësi. Për t’u mundësuar institucioneve të vetingut të kryejnë misionin e tyre, është i nevojshëm ndryshimi i kushtetutës për ta zgjatur mandatin e tyre për një periudhë të kufizuar. Komisioni i Venecias konfirmoi se zgjatja e propozuar është në përputhje me standardet evropiane dhe është e nevojshme për të garantuar barazinë para ligjit dhe sigurinë juridikeZgjatja e propozuar e vetingut mbështetet fuqishëm nga miqtë e Shqipërisë që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo nuk është çështje partiake. Shpresojmë që të gjithë deputetët- pavarësisht nga përkatësia partiake- ta shohin këtë si një çështje të interesit kombëtar dhe të votojnë në përputhje me të, ashtu siç kanë mbështetur gjithmonë rrugën evropiane të Shqipërisë. Vota për zgjatjen e vetingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, thuhet në deklaratë.
/Opinion.al