Home Gjeo-Ekonomia 3 orë me Putin/Kryeministri izraelit telefonon Zelenskyn dhe niset drejt Berlinit

3 orë me Putin/Kryeministri izraelit telefonon Zelenskyn dhe niset drejt Berlinit

Në Kremlin ka përfunduar biseda mes presidentit Vladimir Putin dhe kryeministrit izraelit Naftali Bennett, i cili gjatë ditës fluturoi papritur drejt Moskës.

Takimi zgjati rreth 3 orë. Në tryezë, sipas burimeve politike të raportuara nga media, është diskutuar konflikti në Ukrainë, situata e komuniteteve hebreje pas vetë konfliktit dhe gjithashtu marrëveshja e mundshme në Vjenë për fuqinë bërthamore të Iranit, për të cilën siç dihet Izraeli është kundër.

Nga vizita në Rusi – Bennett është lideri i parë perëndimor që shkon në Moskë pas shpërthimit të luftës – Izraeli, sipas burimeve, ka paralajmëruar më parë SHBA, Gjermaninë, Francën dhe ka qenë “në kontakt të vazhdueshëm” me Ukrainën. Izraeli ditët e fundit ka mbajtur një qëndrim të konsideruar mesatar: ndërsa dënon, siç bëri ministri i Jashtëm Yair Lapid, pushtimin e Ukrainës dhe votimin kundër OKB-së. Bennett ka mbajtur gjithmonë linjën me Moskën me të cilën, ndër të tjera, ka edhe koordinimin e sigurisë mbi Sirinë.

Kryeministri Naftali Bennett në fund të bisedës 3-orëshe me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë po fluturon drejt Berlinit ku e pret kancelari gjerman Olaf Scholz, bën me dije  TV publik izraelit. Bennett dhe Scholz ishin takuar tashmë në Jerusalem të mërkurën. Në fund të bisedës me Putinin, Bennett i telefonoi presidentit ukrainas Zelensky nga Moska, siç kanë raportuar mediat izraelite./Opinion.al

Share: