Home KRYESORE Bashkimi juaj në një PD, pasi desh vratë njëri tjetrin, është spekulim,...

Bashkimi juaj në një PD, pasi desh vratë njëri tjetrin, është spekulim, një vrimë në ujë.

Nga Nebil Çika

A është zgjidhje vetëm bashkimi ?!
Me sa shoh bëhet fjalë për bashkimin e dy grupimeve të politikanëve të ndare të PD .
Po bëni një llogari të thjeshtë .

Në të gjitha bashkitë , përveç Shkodrës votat e PD + votat Berishës dhe LSI e PDK së bashku janë më pak se votat e PS .

Keni marrë më pak se 30 % e 30% të votuesve që dolën në zgjedhje . Bashkimi juaj, pasi desh vratë njëri tjetrin, është spekulim, një vrimë në ujë. Problemin e keni tek filozofia dhe përfaqësimi politik .

Bëhuni e funksiononi pari e djathtë, demokratike e perëndimore që tiu besojnë e votojnë .

Përcaktoni çfarë e kë do të përfqsoni politikisht që tiu besojnë e votojnë . Me këto që po Beni e thoni deri tani po “rrihni ujë në havan ” .
Është krizë identiteti .

Nuk mund të drejtohet e përfaqësohet e djathta nga filozofi të majtë politike, aleanca qelbësirash dhe me komunistë dhe bij tyre në krye .
Nuk e shmangni dot shkërmoqjen. .

Do të pësoni fatin e partive simotra postkomuniste në Evropën Lindore . ” Katovica “apo skema e Ramiz Alisë nuk mund të funksionojë dot më.

Dy rrugë keni o të djathtë, o të vdekur politikisht. Nuk doni ta pranoni realitetin se shumicës tuaj nuk i intereson. Por ka një Zot dhe karma e këtij populli do t’iu zërë dikur. 30 vjet mashtruat elektoratin e djathtë tani po mashtroni edhe veten .

Share: