Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari i Komanduar Enkelejd Alibeaj ka debatuar me ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi ky i fundit nuk ishte i “ftuar”.
Alibeaj tha para mediave se ashtu siç dha dorëheqjen Lulzim Basha, të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Berisha. Ky i fundit tha se ky vendim nuk është konpetencë e kryetarit të komanduar.
Alibeaj: Unë kam realitetin tim, secili ka të vetin. Grupi parlamentar është konstituar më 10 shtator dhe ka ndodhur një përjashtim. Ju doni të bashkoni me grupin në termat e rregullores. Në lidhje me verbërinë politike që përmendët. Në lojë janë fatet e PD në marrëdhëniet me SHBA, jo fati i Sali Berishës. PD është ajo parti që e ka vitale mbajtjen e marrëdhënies me aleatin e saj. Disajnimi juaj non grata prek gjithë PD, për shkak të figurës suaj politike. Do të duhet të ishit ju, ashtu si Lulzim Basha, u dorëhoq, të bëni të njëjtën gjë. Jo për simetri logjike. Arsyeja më e madhe është bashkimi. Ky është bashkimi për të fuqizuar demokratët për të qenë fitues.
Berisha: Asnjë kompetencë nuk ke për të diskutuar këtë problem. Grupi është i PD. Cdo vendim i marrë në kundërshtim me statutin është nul and void.
Alibeaj: Nuk kam abuzuar me kompetenca gjatë karrierës time. Jam në këtë pozicion për të moderauar dhe për të lejuar askënd që nuk është në grup.
Paloka: Nuk e përcakton ti kush është.
Alibeaj: Ftesa ime është të shkojmë në parlament.
Deputetët: Nuk vendos ti.
(Enkelejdi cohet dhe për tu larguar, por vendos të kthehet që të caktojë orar për mbledhjen)
Alibeaj: Mbledhja tjetër do të zhvillohet pas seancës. Do t’ju njoftoj.
Pas largimit të Alibeajt, mbledhja u drejtua nga Luciano Boci.
Boci: Nuk mund të largohemi pa lënë një orar.
Dhurata Cupi: Mos e sfido kryetarin e grupit. Ai tha që do t’ju njoftoj.
Berisha: Asnjë kopetencë nuk ke për të diskutuar këtë problem. Grupi është i PD. Dhe ccdo vendim i marrë në kundërshtim me statuin është ‘nul and void’.
Alibeaj: Nuk kam abuzuar me komeptenca gjatë karrierës sime. Jam në këtë pozicion për të moderuar asknd që nuk është në grup.
Paloka: Nuk e përcakton ti kush është
Alibeja: Ftesa ime është të shkojmë në parlament.
Deputetët: Nuk vendos ti
Alibeaj: Mbledhja tjetër do të zhvillohet pas seancës. Do t’ju njoftoj.
Boci: Nuk mund te largohemi pa lënë një orar.
Dhurata Çupi: Mos e sfido kryetarin e grupit. Ai tha që do t’ju njoftoj.
Tabaku: Të mblidhet kryesia e grupit dhe të njoftojë mbledhjen..
Salianji: Nuk mund të bëjmë sikur nuk ekziston një realitet. Jemi mbledhur pa rend dite. Sot pasdite caktojmë një orar.
Top Channel