Home Gjeo-Ekonomia Inteligjenca ukrainase: Putin synon të ndajë Ukrainën në dy pjesë

Inteligjenca ukrainase: Putin synon të ndajë Ukrainën në dy pjesë

“Rusia synon të ndajë Ukrainën në dy pjesë”. Kështu është shprehur inteligjenca ushtarake ukrainase.

Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës tha se Rusia po përpiqet të ndajë Ukrainën në dysh për të krijuar një rajon të kontrolluar nga Moska pasi dështoi të marrë nën kontroll të gjithë vendin.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Kyrylo Budanov theksoi në një deklaratë se Rusia po kërkon të “krijojë Korenë e Veriut dhe Jugut në Ukrainë”, duke shtuar se rusët së shpejti do të nisë një luftë guerile në territorin e pushtuar nga Rusia./Opinion.al

Share: