Home Gjeo-Ekonomia Kremlini shtyn bisedimet, Zelensky: Duam garante Italinë!

Kremlini shtyn bisedimet, Zelensky: Duam garante Italinë!

Edhe pse ishte thënë fillimisht se mund të nisnin sot, Kremlini njoftoi bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen në Turqi të martën dhe sipas tij, është e rëndësishme Moskës, është e rëndësishme që të ketë takime sy më sy, pasi deri tani ka pasur një mungesë të përparimit në negociata.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, kanë rënë dakort që raundi i ri të mbahet në Stamboll. Edhe pse palët e përfshira nuk shfaqen shumë optimiste,  Turqia po shpreson shumë që përpjekjet e saj për ndërmjetësimin e krizës, të përfundojnë me një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sqaroi se ka pak gjasa që negociatorët të arrijnë në Turqi të hënën. “Ne kemi politikë që të mos tregojmë informacione për bisedimet sepse mendojmë se vetëm mund të dëmtojnë procesin negociator”, u shpreh ai. Neutraliteti i Ukrainës, mosanëtarësimi në NATO, çarmatosja, denazistifikimi, heqja e pengesave për përdorimin e gjuhës ruse në vend dhe status ii Donbasit e Krimesë, janë kërkesat e Moskës.

Volodymir Zelensky tha se ai dhe ekzekutivi i tij janë të gatshëm të diskutojnë asnjëanësinë e Ukrainë, por insiston ndërkohë në integritetin territorial të saj dhe pretendon garanci efikase për sigurinë. Ai kërkoi që të formohet një grup vendesh i cili të reagojë ushtarakisht brenda 24 orësh në rastin e një agresioni të ri ndaj Ukrainës, dhe mes tyre, kërkoi si garante edhe Italinë.

Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për garanci sigurie dhe neutralitet e për statusin jo-bërthamor të vendit tonë. Kjo është pika më e rëndësishme. Një referendum popullor do të lejonte që ndryshime kushtetuese për neutralitetin te Ukrainës të beheshin brenda disa muajve, dhe kjo është një rrugë më e shpejtë sesa procedura parlamentare.”- tha Zelensky

Sipas Zelenskyt, pala ukrainase mund të diskutojë për përdorimin e gjuhës ruse në Ukrainë në bisedimet me Rusinë, por refuzon të diskutojë kërkesa të tjera ruse, siç është çmilitarizimi i vendit apo denazistifikimin, që e konsideron një ceshtje krejtësisht të pakuptimtë.

Top Channel

Share: