Home KRYESORE Muzikë, jo luftë! Kantautori Tom Odell dhuron performancë emocionuese kushtuar Ukrainës

Muzikë, jo luftë! Kantautori Tom Odell dhuron performancë emocionuese kushtuar Ukrainës

Kantautori Tom Odell u zhvendos në stacionin kryesor hekurudhor të kryeqytetit rumun, në të cilën luajti këngën e tij hit “Another Love” për ukrainasit që po i largohen luftës.

Ukrainasit kanë vendosur të largohen nga vend i tyre duke u strehuar në vendet fqinje.

Stacioni hekurudhor i Bukureshtit u ka ofruar ushqim, pije të nxehta, transport dhe akomodim personave që vijnë nga front i luftës.

Duke qëndruar në stacionin hekurudhor Odell luajti këngën e tij, e cila është bërë një simbol i qëndrueshmërisë së ukrainasve në platformën e mediave sociale

TikTok.https://www.instagram.com/reel/CbAd5JdsvML/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=1071&rd=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv&rp=%2F2022%2F03%2F15%2Fmuzike-jo-lufte-kantautori-tom-odell-dhuron-performance-emocionuese-kushtuar-ukraines22%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A584%2C%22ls%22%3A512%2C%22le%22%3A580%7D

Balada e pianos për luftën, për dikë që dashuron është përdorur në video të shkurtra në TikTok që prej fillimit të luftës.

Odell do të performojë në një koncert me qëllim mbledhjen e fondeve për Ukrainën në Bukuresht së bashku me dhjetëra artistë rumunë.

Top Channel

Share: