Home KRYESORE Nene Liza kishte marre perkohesisht vleren e perdorimit, duke ndertuar informalisht nje...

Nene Liza kishte marre perkohesisht vleren e perdorimit, duke ndertuar informalisht nje banese…

Qe ta kuptoj kush te mundi!

Nga Gent Kaprata


Toka ka dy vlera: titullin e pronesise mbi te; dhe vleren e perdorimit te saj!

Ndersa Nene Liza kishte marre perkohesisht vleren e perdorimit, duke ndertuar informalisht nje banese; titulli i pronesise, apo Tapia, ishte ne Zyrat e shtetit ne emer te dikujt tjeter, qe mund te ishte shtet apo nje personi privat!

Keshtu shteti ne 1998 kishte tre rruge zgjidhje te kesaj situate:

1- ta regjistronte ndertesen ne emer te Nene Lizes, kurse token ne emer te pronarit legjitim (perfshire shtet) dhe ti kishte lene dy palet ta zgjidhnin ne tregun e lire apo gjykate;

2- ta regjistronte ndertesen dhe token ne emer te pronarit legjitim dhe ti thoshte Nene Lizes ik nga ke ardhur dhe leket e shtepise do ti jap une;

3- ta regjistronte ndertesen dhe token ne emer te Nene Lizes dhe ti thoshte pronarit, ik se leket e tokes do ti jap une.
Shteti zgjodhi kete te treten, duke i 60 fishuar ndertimit paleje ne 25 vjet, dhe krijuar nje borxh publik 50 miliard€ qe gjithe shqiptaret I kane pronareve te tokave, qe shteti ju tha ik.

Kur shteti thote ‘ik se leket do ti jap une’ e ka fjalen se do ti japim ne, njerezit qe as kemi ndertuar pa leje, as na kane zene token dikush tjeter.

Pyetja ime eshte: nese shteti do ishe ti, ke rruge do zgjidhje?! Pergjigjuni nese doni.

Share: