Pasi takoi disa deputetë të Komisionit të Rithemelimit, ish-kryeministri Sali berisha ka dhënë një deklaratë për mediat.
Në fjalën e tij para gazetarëve, Berisha ka theksuar që i pari që do të jetë në mbledhjen e nesërme të Grupit parlamentar do të jetë Sali Berisha.
“I pari që do të jetë në atë mbledhje do të jetë Sali Berisha. Nesër në selinë e PD ka mbledhje, unë do shkoj, kjo është normale”, tha Berisha.
Më tej ai theksoi se grupi parlamentar i PD-së nuk është i ndarë.
“Kemi zhvilluar mbledhje. Grupi parlamentar nuk është i ndarë”, tha Berisha