Home Gjeo-Ekonomia Nje lapsus i ministres qe gajas , por edhe fjalia e saj...

Nje lapsus i ministres qe gajas , por edhe fjalia e saj qe dhemb!

Nga Irena Beqiraj

Lapsusi I Ministres së Buqësisë ishte titull në cdo portal. Por fjalia e saj “është e rendë të thuash se rritja e cmimeve nuk ka ardhur nga lufta” vlen të diskutohet me shumë se lapsusi njerëzor .

E them këtë se ministrja e Buqësisë është ndër të paktat ekonomiste me pervojë që ka kabineti qeveritar . Të bindesh veten edhe pastaj publikun “që rritja e cmimeve ka ardhur vetëm nga lufta” nuk I shkon arsyetimit të një ekonomisti mediokër jo më një ministri.

Besoj se ministrja e di që Inflacioni është si temperatura e trupit – nuk është një shkak, por një simptomë e problemeve të mundshme themelore. Pra për ta trajtuar sic duhet atë, së pari duhet të bëre një vlerësimin i saktë klinik i arsyeve që e kane shkaktuar këtë situatë.

Që pas rihapjes së ekonomive pas bllokimeve të COVID, inflacioni filloi të bëhej një problem. Shenjat e para te inflacionit kanë filluar në Mars të vitit 2021 edhe që prej tetorit 2021 , ka nisur diskutimi nësë inflacioni ishte tranzitor apo do të qëndrotnte gjatë . Mjaftuan vetëm 2 muaj edhe në Dhjetor 2021 optimizmi ra . Bankat qëndrore duke përfshirë edhe Bankën Qëndrore Shqiptare , e hoqen nga narrativat e tyre fjalën “tranzitor” edhe pranuan që inflacioni do tëqendronte mes nesh deri ne 2023. Thënë këtë

Pyetja që duhet të shqetësonte cdo ekonomist politikëbërës që prej mesin të 2021 (edhe Ministren e Buqësisë) ishte përcaktimi i arsyes së rritjes së inflacionit. A u rrit ai si rezultat i stimulit të tepërt monetar, apo ishte ringjallja e kërkesës globale e cila tejkaloi aftësinë e furnitorëve për të përballuar kërkesën (e ashtuquajtura “çarje apo pengestë” e zinxhirit të furnizimit), e cila u kombinua edhe me rritjen e mprehtë të cmimeve te energjisë , shkaqet që ushqyen inflacionin?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve përcaktojnë edhe mjetet me të cilat perballohet situata . Fjalia e parë ministres me shqëtesoi pikërisht sepse tregonte mungesën e këesaj analize . Tregoi mohimit e shkaqeve të inflacionit, edhe rrjedhimisht pamundësi për ta kontrolluar .

Ndërkohë që Ministrja deklaronte që cmimet jane rritur për shkak te luftës , duke e konsideruar te rëndë cdo pohim tjetër , Banka e Shqipërisë rriti normat e interesit . Shkaku inflacionit I përshkruar nga ministrja , nuk “mjekohet” me rritjen e normave të interesit. Kjo mospërputhje shkaqesh me mjetet e përdorura do te ndikoje tek fermerët, te cilët jo vetëm janë në kushtet e shtrenjtimit apo edhe mungesës së lendës së parë , por tani e tutje do te përballen edhe me rritjen e kostos se borxhit . Ndihma shtesë nga shteti është 500 milion lek.

Ndersa u gajasëm me lapsusin e saj, nga sot kemi shtuar nje kosto me shumë per fermerët.

Share: