Home Gjeo-Ekonomia Rusia bombardoi maternitetin, vdes gruaja shtatzënë bashkë me foshnjen e saj

Rusia bombardoi maternitetin, vdes gruaja shtatzënë bashkë me foshnjen e saj

Gruaja shtatzënë fotot e të cilës bënë xhiron e botës pasi forcat ruse bombarduan maternitetin në qytetin e Mariupolit ka vdekur bashkë me foshnjën e saj, raporton Associated Press.

Ajo ishte shtruar në maternitet për të sjellë në jetë foshnjen e saj por bombat ruse u morën jetën.

Gruaja u dërgua me urgjencë në një spital tjetër ku mjekët u përpoqën për ta mbajtur atë në jetë.

Rkipi mjekësor solli fëmijën në jetë me prerje cezariane, por foshnja nuk tregoi “asnjë shenjë jete”, tha kirurgu Timur Marin.

“Operacioni nuk dha rezultate,” tha Marin të shtunën. “Të dy vdiqën.”

Në kaosin pas sulmit ajror të së mërkurës, mjekët nuk patën kohë të merrnin emrin e gruas përpara se burri dhe babai i saj të vinin për të marrë trupin e saj të pajetë, raporton AP.

Share: