Home Approccio Italo Albanese Sa i kushtoi Berlusconit ceremonia madhështore e dasmës me deputeten 53 vite...

Sa i kushtoi Berlusconit ceremonia madhështore e dasmës me deputeten 53 vite më të re?

Silvio Berlusconi u kurorëzua në martesë me deputeten Marta Fascina, në një ceremoni madhështore në Milano.

85-vjeçari, që vesh kostumin e dhëndrit për të tretën herë, u martua me Martën, 53 vite më e re.

Ceremonia madhështore thuhet të ketë kushtuar rreth 400 mijë euro.

Eventi u mbajt në Villa Gerneto në qytetin Lesmos, në veri të Milanos, ku ishin të pranishëm vëllai i Berlusconit, Paolo dhe fëmijët e tij, Marina, Barbara, Eleanor dhe Luigi, ndërsa djali i tij i dytë, Pierre Silvio, mungonte.

Berlusconi kishte menduar për të ftuarit, që u surprizoi me këngë dhe dhuratë të shtrenjta.

Fëmijët e kanë kundërshtuar këtë martesë por Berlusconi duket se ishte i vendosur për vendimin e tij.

32-vjeçarja është deputete e partisë Forza Italia dhe ka bashkëjetuar me miliarderin prej dy vitesh.

Më herët, manajti i medies ka qenë i martuar me Carla Elvira Lucia Dall’Oglio dhe më pas me Veronica Lario.

Top Channel

Share: