Home KRYESORE Studentët në protestë: Të na përgjysmohet tarifa, zeroni abonenë për ne

Studentët në protestë: Të na përgjysmohet tarifa, zeroni abonenë për ne

Studentët e fakulteteve të Tiranës do i bashkohen protestës kombëtare që ka nisur prej disa ditësh përpara Kryeministrisë.

Një përfaqësi e studentëve nga fakultetet e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Sociale në një dalje për mediat ditën e sotme thanë se do të jenë masivisht në shesh dhe nga nesër do të nisë organizimi për të mobilizuar revoltën e tyre.

Ata u shprehën se nga rritja e çmimeve preket edhe shtresa e studentëve.

“Arsyeja pse jemi këtu është një e vetme i gjithë vendi është në protestë kombëtare për rritjen e çmimeve dhe taksave dhe një nga shtresat që preket janë dhe studentët. Ne kemi protestuar gjithë kohën për tarifat, sidomos për tarifat e masterit, sot do dalim me 3 kërkesa bazike për studentët:

E para përgjysmim të tarifave të masterit që janë më të lartat të paktën në rajonin e Ballkanit.
Zerim të tarifës për abonenë studentore se është periudhë krizë. Studentët janë të vetmit që nuk preken nga ndihmesat.
Pikë tjetër kërkojmë zgjedhjet për përfaqësuesit e studentëve në bordin e administrimit.
Sot në bordin e administrimit në Universitetin e Tiranës s’kanë përfaqësues për menaxhimin e fondeve”, tha një nga studentët./Opinion.al

Share: