Home KRYESORE Tarifa: Qeveria nuk duhet ta lë barrën e krizës te qytetarët

Tarifa: Qeveria nuk duhet ta lë barrën e krizës te qytetarët

Nga Fatos Tarifa

Në një kohë të vështirë e të pasigurt si kjo, qeveria duhet tu vijë në ndihmë masave të gjera të popullit. Barrën e krizës nuk u duhet lenë ta mbajnë krejtësisht mbi supet e tyre qytetarët. Shumica e tyre nuk munden.

Qeveria duhet të përmbushë atë parim bazë, te cilin John Stuart Mill e konsideronte si një detyrim të çdo qeverie: të ndërhyjë kur e sheh se shoqëria ka nevojë për mbrojtje. Kjo është një kohë kur qytetarët e këtij vendi, pra shoqëria shqiptare, kanë nevojë për mbrojtjen e qeverisë së tyre.

Mirëqenia e qytetarëve duhet të jetë përparësia e qeverisë. Është një justufikim krejt i pabazë ta shpjegosh rritjen galopante e të pakontrolluar të çmimeve të karburanteve dhe të produkteve të tjerë me “ligjet e tregut”.

Qytetarët shqiptarë sot kanë nevojë për atë “mbrojtje ligjore dhe politike” të të drejtave të tyre bazë, një prej të cilave është edhe ruajtja e nivelit të arritur të mirëqenies së tyre, për të cilat fliste Mill.

Kjo qeveri, si çdo qeveri, mund të ketë shumë “halle”, por për një qeveri të popullit, të krijuar nga populli dhe për popullin, nuk mund të ketë hall më të madh sesa përpjekja për të mbrojtur mirëqenien e popullit të vet dhe për ngritur nivelin e kësaj mirëqenieje.

Qeveria i ka të gjitha mundësitë dhe mund t’i gjejë mjetet, nëse e ka vullnetin që tu vijë në mbrojtje qytetarëve të këtij vendi.

Share: