Home Gjeo-Ekonomia Beogradi gati për luftë?

Beogradi gati për luftë?

Nga Dritan Haxhiraj

Në datë 09/04/2022 një ngarkesë prej 6 avionësh gjigant kinez kalonte nëpêrmjet Turqisë drejt Beogradit, fotot në aeroprtin Tesla janë prova.
Prova se diçka po ndodh.

Aeroplanët kargo kinezë Y-20 tërhoqën shumë vëmendje, megjithëse Beogradi dhe Pekini duket se kanë kërkuar një operacion të heshtur, aq sa qeveria serbe ka shmangur njoftimet për shtyp. Prania e ngarkesave të Republikës Popullore në Evropë është një zhvillim mjaft i ri, i cili nuk mund të kalonte pa u vënë re edhe sepse gjashtë avionët lëviznin njëkohësisht dhe nuk bënë (siç ndodh shpesh në disa raste) gjashtë udhëtime të ndryshme për të shkarkuar pjesët e ndryshme të komponentëve. Lëvizja masive tregon ,përtej organizimit teknike një gatishmëri për të dërguar një mesazh në lidhje me aftësitë operacionale kineze.Një shfaqje e forcës operacionale, një shfaqje se edhe Kina mundet të jete aktorja e re në Europe gati për të zvëndesuar fuqitë botërore.

Kompania e avionëve Xi’an, e cila prodhon aeroplanët e mëdhenj Y-20 më të shquar të Kinës, ndër përgjegjësitë e tjera, ka fabrikën e saj kryesore të vendosur në bazën ajrore të Yanliang që strehon gjithashtu Institutin e Testimit të Fluturimit të Kinës, si dhe institucionet akademike që merren me projektimin e avionëve. Përtej të qenit një linjë strategjike prodhimi për industrinë e hapësirës ajrore të Kinës, instalimi mbështet testimin për shumicën dërrmuese të avionëve brenda hangarit së Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe aty bëhet montimi i Y-20 dhe sisteme të tjera të integrimit për këta avionë.

Kohët e fundit, Xi’an i ka ndërtuar Kinës një flotë avionësh që mund të ndihmojnë në realizimin e aspiratave të saj gjeopolitike jashtë vendit, si dhe duke ofruar bombardues të përditësuar me rreze të gjatë për të mbështetur strategjinë e saj ushtarake kundër Perëndimit.

Në një imazh satelitor me rezolucion të lartë marrë vetëm pakë orë më parë, ritmi marramendës i prodhimit strategjik të avionit Y-20 është shumë i qartë. Fotografia e bazës përfshin jo më pak se 20 copë, Y-20, numri më i lartë që kemi parë ndonjëherë në planet satelitore bazuar në një numër imazhesh me rezolucion të lartë të disponueshme në lupën e analizave të detajuara të inteligjencës perëndimore.

Çfarë po ndodh?

Do ndez fitilat prap Beogradi?

6 avione luftarak kinez dy ore larg Romës, 2 ore larg Berlinit, 2.5 ore larg Londrës…

Prej 48 oresh shqetësimi është se ndihma ruse dhe kineze për armatimin e Beogradit mund të inkurajojë vendin ballkanik drejt një lufte tjetër, dhe ekziston një mendim i qartë për Kosovën, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 se mundet të jetë ajo sebepi i ri per lufte. Serbia, Rusia dhe Kina nuk e njohin shtetin e Kosovës, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve perëndimore e bëjnë. Në fund të shkurtit, sapo kishte filluar fushata ushtarake e Vladimir Putinit në Ukrainë, Kosova kërkoi përshpejtimin e anëtarësimit në NATO dhe ftoi Shtetet e Bashkuara të krijojnë baza të përhershme në territorin e saj. Ministri kosovar i Mbrojtjes i ka cilësuar këto qëndrime të Prishtinës si “nevoja urgjente për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.

Share: