Home KRYESORE Gazetari Skëndaj: Çfarë ndodhi me ish presidentin Nishani z. Kryeministër!

Gazetari Skëndaj: Çfarë ndodhi me ish presidentin Nishani z. Kryeministër!

Nga Erion Skëndaj

Ish Presidenti Nishani ka qendruar me pak se 48 ore ne spitalet shqiptare, konkretisht ne Sanatorium, si pacient post covid, nga ku eshte larguar ne oren 9.30 te mengjesit te dites se premte drejt Gjermanise per nje trajtim me te specializuar. Askush nuk di te thote sesi ish kreu i shtetit u vetekurua ne shtepi dhe cili mjek e ndoqi deri diten qe u rendua me 60% te mushkrise se prekur dhe u dergua ne spitalin e mushkrive.

Qeveria dhe ministria e linjes zgjodhen heshtjen duke mos dhene asnje info per nje personalitet qe ka drejtuar shtetin per 5 vite. Se mos hera e pare, nejse…..

Ish presidenti Nishani ka marre trajtimin me te mire te mundshem per aq sa ofron Sanatoriumi per nje person VIP. Nga kati i 4 ku eshte pavioni post covid u transferua menjehere pak pas shtrimit ne katin e dyte, ne ambiente me te mira se shqiptaret e tjere qe vuajne pasojat e covidit. E megjithate serisht ai nuk qendroi ne spitalin publik, me i miri ne vend per patologjite pulmonare per te cilin vete kryeministri kishte dale garant qe ne fillimet e pandemise se disponon protokolle mjekimi, sherbime si dhe kushte kualitative si ato te Gjermanise. Nuk eshte faji i mjekeve dhe infermiereve shqiptare qe spitali eshte ai qe eshte dhe kushtet po ashtu.

Dhe po flasim per Sanatoriumin qe ka sherbimin me te mire ne te gjithe sistemin publik. Po cdo te thonim per spitalet e tjere si psh per 6 katshin e famshem ne qsut? Po per spitalin e Lusnjes, Tepelenes? Krujes? Me nje fjale, per spitalet bashkiake ku eshte luks te gjesh nje mjek specialist dhe per gjene me te vogel pacientet percillen ne Tirane. Po per spitalet e dikurshem ne qyteza si Memaliaj ku punen e mjekut e ben edhe infermieri? Rilindja po e rilind shendetsine publike thote kryeministri tek publikon godina te reja shendetsore nga jugu ne veri, porse kreu i qeverise harron, me apo pa dashje, gjene me thelbesore, se mjekesia behet me mjeke dhe jo me godina bosh qe duken bukur ne pamjet qe servir rendom ERTV.

Ndaj dhe si gazetar i bej nje pyetje te thjeshte kryeministrit: z Rama kush do punoje ne qendrat shendetsore qe po rikonstrukton ne nje kohe qe 1000 mjeke kane ikur ne harkun e 12 viteve dhe qindra te tjere jane thuajse te ikur tani qe nuk ekziston me as pengesa e pandemise. A e di ti zoti kryeminister se thuajse te gjithe brezat e mjekesise, qe sot ndjekin universitetin apo specializimin kane diplome gjermanishte ne xhep ose jane drejt perfundimit te kurseve? Po faktin se nje pjese e mire e te specializuarve ne 5 vitet e fundit, pjese e kuotave te lira, kane ikur tashme ndersa kuotat e mbuluara presin te mbaroje afati 3 vjecar i kontrates me QSUT qe te bejne te njejtin hap cka do na fuse pas 1 a 2 vitesh ne krize te thelle per mjek?

Dhe ju vazhdoni mburrjen ne ERTV qe me pas e sevirni ne cdo tv kombetare se keni rritur rrogat e mjekeve dhe se ua keni bere kushtet me te mira se vete gjermania e njeherazi sulmoni cdo ze kritike qe thote te verteten aq sa eshte e mundur ne kushtet e shqiperise ku s’ka studime e as statistika zyrtare.

“Zoti kryeminister te bukura po i ben “kosheret” po bletet punetore po te lene shendene” Mjere ne, populli, kush do na mjekoje, se ti e ke ne terezi i hipen avionit dhe si Nishani e shume te tjere ne me pak se 1 ore ke luksin te zgjedhesh kliniken qe do, e kudo.

Share: