Home Gjeo-Ekonomia Katër presidentë në Kiev/ Polonia dhe vendet Baltike premtojnë ndihmë ushtarake për...

Katër presidentë në Kiev/ Polonia dhe vendet Baltike premtojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe mbështetje për në BE

Presidenti i Polonisë, Lituanisë, Letonisë, dhe Estonisë udhëtuan drejt Kievit të mërkurën për tu takuar me presidentin Volodymyr Zelensky, vizitë kjo e cilësuar si një shenjë e madhe mbështetje teksa trupat ruse tani thuhet se po planifikojnë një sulm të ashpër në lindje të Ukrainës.

Të 4 ata i bashkohen kështu një numri  në rritje të politikanëve europianë që vizitojnë  Ukrainën që kur u pushtua nga rusët.

Presidenti i Lituanisë,  postoi një foto nga treni me liderët e tjerë, duke  thënë se vizita e tyre ka si qëllim midis të tjerash përçimin e mesazhit të mbështetjes së Kievit ushtarakisht dhe politikisht.

Ndërsa zyra presidenciale polake, tha se takimi u fokusua edhe në ndihmën konkrete për civilët, si dhe investigimin e krimeve të luftës.  E po ashtu edhe mbështetjen që Ukraina  të bëhet pjesë e BE sa më shpejt.

Takimi vjen një ditë pasi presidenti Joe Biden cilësoi krimet e luftës në Ukrainë si genocid, ndërsa lideri rus Vladimir Putin tha se Kremlini do të vazhdojë qetësisht operacionin e tyre derisa të arrijnë të plotësojnë të gjitha objektivat e tyre.

Presidenti gjerman gjithashtu ishte planifikuar të merrte pjesë në vizitë , por Kievi zyrtar e bëri të qartë se ai nuk ishte i mirëpritur,

Media gjermane Bild raportoi se Zelensky kishte refuzuar vizitën e tij për shkak të lidhje të ngushta të Steninmer me Rusinë vitet e fundit.FOTO GALERI1/3

Share: