Home Gjeo-Ekonomia Refuzoi dënimin e pushtimit rus në Ukrainë, nis përjashtimi i Gerhard Shroder...

Refuzoi dënimin e pushtimit rus në Ukrainë, nis përjashtimi i Gerhard Shroder nga SPD

Krerët e socialdemokratëve gjermanë po kërkojnë largimin e ish kancelarit Gerhard Schroder nga radhët e tyre për shkak të refuzimit të gjykojë pushtimin rus në Ukrainë dhe Vladimir Putinin.

Ai po ashtue bëri të qartë në një intervistë të fundit të cituar nga the Guardian se nuk ka ndërmend të lërë postet që mban në kompanitë ruse të energjisë për shkak të agresionit të Moskës. “Gerhard Schroder prej kohësh po sillet vetëm si biznesmen, dhe nuk duhet ta konsiderojmë si burrë shteti apo si ish kancelar”, tha Saskia Esken, një nga drejtueset e SPD, partia e kancelarit aktual Olaf Scholz.

Esken në një intervistë dhënë për një radio gjermane, shprehu keqardhjen që Shreder nuk pranon të lërë postet polemizuese, një gjest ky i nevojshëm sipas saj për të shpëtuar reputacionin e tij si një kryetar i suksesshëm i qeverisë gjermane. Tashmë mundësia e largimit të tij është propozuar. “Këto veprime bazohen në statutin e SPD-së, por kuptohet që ka edhe pengesa për largimin nga partia”, shpjegoi Esken.

Schroder, që shërbeu si kancelar i Gjermanisë nga viti 1998 deri në 2005, është nën presionin të largohet nga kompanitë energjetike ruse, dhe të dënojë publikisht veprimet e Vadimir Putinit, por deri tani nuk ka bërë asnjërën prej këtyre. Në muajin shkurt, ai u nominua për t’iu bashkuar bordit të drejtorëve në Gazprom, kompania shtetërore ruse e energjisë që qëndron pas gazsjellësit Nord Stream 2. Schröder ka pasur prej kohësh marrëdhënie të mira me Putinin dhe ka mbajtur poste të larta drejtuese si tek në Nord Stream ashtu dhe te Rosneft.

Top Channel

Share: