Home Gjeo-Ekonomia Te zbulosh se je ne listen e pensionisteve te pasur’…

Te zbulosh se je ne listen e pensionisteve te pasur’…

Nga Genc Mlloja

Sot mesova se sipas skemes se ‘Paketes se Rezistences’ te qeverise rilindase te kryesuar nga E. R. pensioni me vlere 30.000 lek me kategorizon ‘pensionist i pasur’ ne Shqiperi…

U gezova shume per kete arritje te kesaj qeverie qe me konsideron te ‘pasur’, i paprekur nga kriza, si me qindra mijra bashkemoshatare…

Edhe Cervantesi do ta kishte zili imagjinaten e shthurur diabolike te Don Kishoteve rilindas mbi krijimin e shtreses se ‘pensionisteve te pasur’ ne nje fushe beteje ku kembanat e krizes ekonomike e sociale bucasin ane e kend si jehone e varferise ne rritje e masive nder shtresat e shumta ne nevoje.

Kete alarm e dha edhe Guvernatori i Bankes qendrore i cili paralameroj perkeqesim te gjendjes ekonomike te familjeve te thjeshta.
Mirepo me te vertete i konsideron i pari i Shqiperise mullinj me ere ala don kishoteske shtresat ne nevoje te ketij vendi, te pasurit imagjinar ne skenaret e ‘Paketes se Rezistences’?

Ndoshta ai e sejmenet e tij milionere ‘po’, por populli ‘jo’!

Se ne fund te fundit kafshate qe s’kaperdihet eshte mjerimi…

Share: