Pamje rënqethëse të kamerave të sigurisë tregonin sot në SHBA vrasjen gjakftohtë të një roje sigurie në Atlanta nga një burrë që iu afrua nga prapa duke e qëlluar në kokë.
Më pas viktima duket se grabitet nga kalimtaret që shihen se kërkojnë në xhepat e tij, pa asnjë ndjenjë keqadhjeje.
Sulmuesi i ishte afruar 51 vjeçarit Anthony Frazier, mëngjesin e të hënës jashtë restorantit ‘Seafood and Wings’ ku viktima punonte si roje sigurie, raportonte rjeti vendas Fox 5 Atlanta .
Burri me bluzë të zezë e disa grafika zbukurimi mban një çantë shpine, teksa shihet që nxjerr pistoletën nga xhepi i tij i djathtë.
Më pas kur viktima qëndron i palëvizur në trotuar, dhe vrasësi merr diçka prej tij.
Disa sekonda para vdekjes Frazier shihet duke dalë nga makina e tij e zezë GMC e parkuar jashtë restorantit.
https://www.youtube.com/embed/wNXpWBbgJ4g
Teksa vrasësi largohet, një burrë që kalon rreth 10 metra larg ka parë të gjithë ngjarjen dhe ngre duart lart teksa sulmuesi kalon pranë tij.
Policia tha se kërkon të flasë me dëshmitarin dhe me tre njerëz të tjerë, duke përfshirë dhe një burrë që mori diçka nga Frazier.
Bija e viktimës Antonette Frazier, tha për rrjetin vendas CBS46 se nuk mund të shihte pamjet e tmerrshme.
“Nuk i heq dot imazhet nga mendja, ato më kanë ndryshuar, tani i shoh gjërat ndryshe. Si mund të jetë dikush aq i ftohtë, ndërsa njerëzit e tjerë nuk bënë asgjë, babai im ishte njeri i mirë, kurse kalimtarët i kontrollonin xhepat”.
Një shpërblim prej $2,000 është caktuar për informacione që çojnë në arrestimin e të kërkuarit. Hetimet vijojnë.
Pamje rënqethëse të kamerave të sigurisë tregonin sot në SHBA vrasjen gjakftohtë të një roje sigurie në Atlanta
Top Channel