Home Gjeo-Ekonomia «77 vjet nga Dita e Fitores mbi Fashizmin”!

«77 vjet nga Dita e Fitores mbi Fashizmin”!

Nga Gjeneral* Piro AHMETAJ

Me dhjetra ngjarje kulmore, si dhe mijra patriotë tëmendjes, të pushkës dhe të penës janë skalitur me merit nëmemorien e lavdisë së historisë sonë kombëtare. Për 8 Majin, Shqipëria bashkohet me 29 vendet Aleancës sëAtlantikut të Veriut (NATO) dhe disa vendeve partnere, sip.sh. Ukraina etj, në celebrimin e kësaj ngjarjeje.

Po çfarë simbolizon kjo datë dhe cilat janë vleratdhe mesazhet e kësaj ngjarjeje të lavdishme ? 77vjet më parë, më 8 Maj 1945, u nënshkrua në Berlin akti ikapitullimit të barbarisë naziste. Pavarësisht emërtimeve, si Dita e Fitores, apo Dita Europiane e Fitores, “një gjë do të mbetet përjetësisht e përbashkët: 8 Maji është dita e çlirimit, është dita e kurorëzimit të qëndresës, është dita e çmimit të lirisë dhe sakrificave tëpërbashkëta, është dita e çlirimit dhe e triumfitmbi një nga makineritë më kriminale që kaprodhuar historia e njerëzimit”.

Pikërisht më 8 maj 1945, Presidenti i SHBA-ve, Harry S. Truman, u dërgoi mesazh bashkëliderëve të Koalicionit, Winston Churchill, Stalin, General De Gaulle, duke ndarëimpresionet për këtë fitore të koalicionit të përbashkët. Nëmënyrë të posaçme, në 8 Maj Komandantit Suprem dhegjeneralit brilant, më vonë President i SHBA-ve, Dwight D. Eisenhower, i kërkonte t’u përcillte emër për emër çdoluftëtari të çdo vendi koalicionit antifashist urimet më tëpërzemërta, nderimet dhe mirënjohjen më të thellë, përsakrificat, kurajën dhe kontributin e paçmuar përgjunjëzimin e bishës naziste.

Po ashtu e gjej mbresëlënëse, dhe po perifrazoj, atë çkaPresidenti Truman e mbyllte mesazhin e tij historik: “Ajoqë na pret, ndërtimi i paqes, nuk është më pak e rëndësishme, nuk është më pak e vështirë, por Ne do ta ndërtojmë paqen duke kuptuar dhe punuar sëbashku, ashtu siç e arritëm këtë fitore historike”!

Prandaj 8 Maji, kjo datë, përkujtohet fundi i njëlufte çnjerëzore, që u shtri në mbarë planetin.Nderohet një kalvar vuajtjesh dhe sakrificash tëpapërshkruara, një ferr që zgjati 5 vjet, që preku80 % të popullsisë së globit dhe që mori jetën e 40-60 milionë fëmijëve, burrave dhe grave tëpafajshëm nga mbarë vendet e botës.

Do ishte vërtet mëkat i madh të mbuloheshin nga harresadisa dhjetëra miliona dëshmorë, mes tyre rreth 320.000 tëmasakruarit barbarisht në kampin famëkeq tëMathauzenit.

Pse edhe Shqipëria do duhet ta celebrojë këtë datëdhe këtë ngjarje heroike? Pa asnjë hezitim, e çmoj një“gjetje mjaft të goditur”, që në këtë ditë nderimi Shqipëriat’i bashkohet koalicionit futimtarëve për t’u përulur para kujtimit të qindra miliona burrave dhe grave që dhanëjetën dhe bënë sakrifica të mbinatyrshme, për ta shpëtuarnjerëzimin nga gjenocidi nazist. Kjo datë është gjithashtunjë memorie-nderimi dhe respekti të merituar për burratdhe shtetarët e mëdhenj, si Churchill, Eisenhower, Zhukov, De Gaulle, etj., të cilët me vizion, përkushtim dhepërgjegjshmëri drejtuan luftën dhe nënshkruan këtë fitorehistorike të koalicionit.

Pa dyshim, është detyrim shtetëror, por edhe fisnikërinjëherësh, të përulemi me mirënjohje ndaj të gjithë atyreqë dhanë jetën, të kujtojmë dhe nderojmë emër për emërluftëtarët e kombit tonë, që u bashkuan kundër hordhisëfashiste pa dallim feje, krahine dhe bindjeje politike, që u ndeshen si të barabartë dhe e mposhtën një ushtri 100-ra herë më të madhe në numër, armatime, fuqi luftarake dheorganizim.

Po ashtu, është fakt gjerësisht i njohur, dhe kështunjë vlerë e veçantë, fakti që Shqipëria jonë e vogëliu bashkua këtij koalicioni të madh fitimtaresh, sfidash dhe vlerash të përbashkëta. Prandaj, ne duhet të ndihemi dyfish krenarë, pasi siç e ka përshkruarHenry Kissinger në librin e tij “Diplomacy”, Shqipëriaishte një ndër të vetmet vende që u vetëç-lirua pa prezencën e Ushtrisë së Kuqe, ose aleatëveperëndimorë.

Jo pa qëllim po sjell në vëmendje të publikut qëndrimine një atdhetari të përkushtuar, dhe shtetari (ish-Kryeministër) mendjehapur si Mehdi Bej Frashëri, icili më 7 prill, në Radio Tirana i bërë thirrje popullitshqiptar që “të ngrihej me armë kundër pushtimit fashist” dhe mbresëlënëse mesazhet drejtuar Benito Musolinit: “Nga hiri i shpirtit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Ne jubëjmë thirrje te pranojeni pavarësinë e Shqipërisë z. Mussolini, përndryshe, armata juaj fashiste do të kalojë jo vetëm mbi kufomat e burrave dhe grave të këtij vendi”.

Por a nuk do të ishte shumë e padrejte të harrojmë, të mospërulemi me të njëjtin mirënjohje dhe respekt edhe para dhjetëra-mijëra luftëtareve dhe familjeve të tyre që dhanëgjithçka për çlirimin e vendit, por u vranë, u burgosën dheu persekutuan barbarisht nga regjimi komunist që u instalua mbas clirimit nga nazifashistët ?

Prandaj, 8 Maji, kjo ngjarje e madhe do duhet tëna shërbejë jo për të na ndarë sipas interesavepolitike të ditës, por si “ilaç për të mjekuar plagëte kohezionit dhe solidaritetit ndërqytetar”, mbi tëgjitha, si urë e fortë bashkimi rreth kombit tonëdhe si fanar për të na ndriçuar në udhëtimin drejtperspektivës europiane të Shqipërisë.

Për ta përmbyllur, po citoj mësimin e historisë se: “Nëseharrijmë, e keqja përsëritet edhe më mizorisht”.Neonazistët e rinj të Rusisë, po kërcënojne jo vetemintegritetin e Ukrainës, po sfidojne vlerat themelore, rendin global dhe stabilitetin demoratik të shoqërisë, sidhe po shkel mbi sakrificat, rolin dhe vlerat e popullit Rusnë fitoren e luftës së II-të botërore.

Prandaj 8 Maji permban edhe nje mesazh i fortë për çdovend të NATO-s, rrjedhimisht edhe për vendin tonë, jo vetëm të mbështesim me deklarata Ukrainën, NATO-n, SHBA-ve, në këtë betejë “për jetë a vdekje” me të keqen e përbashkët,  por të marrin përgjegjësitë, të ndajnë barrën, për të përmirësuar rrënjësisht sistemin, institucionet dhekapacitetet e sigurisë në përballjen NeoNazistët e rinj dhesundimtarët e marrosur që po kërcënojnë më shumë se kurrë që nga Lufta e Dytë Botërore, rendin global vlerateuroatlantike, stabilitetin demokratik te shoqërisë dheinteresat jetike të qytetareve, të secilit prej vendeve dhe nëmbarë hapësirën tonë euroatlantike.

Prandaj 8 maji meriton të celebrohet si një datë e lavdishme, por është edhe një ngjarje me mesazhetë përjetshme: “për lirinë, paqen, demokracinë, stabilitetin dhe vlerat themelore duhet çdo ditëvigjilencë, duhet çdo ditë përkushtim, përgjegjshmëri dhe sakrifica”!

Ret. Gen * Piro AHMETAJ

Seinor Expert për SK dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut,

Këshilltar Ushtarak i Presidentit,

Zv/ShShPFA dhe Përfaqësues i RSh në SHAPE/NATO

Share: