Home KRYESORE Berisha: Sapo PD të vij në pushtet do shpall non-grata George Soros

Berisha: Sapo PD të vij në pushtet do shpall non-grata George Soros

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Korça i ka premtuar elektoratit demokrat që sapo të marrë pushtetim do të shpallë George Soros non-grata.

Sipas Berishës, filantropi Soros është armik për demokracinë në Shqipëri i cili është angazhuar në shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka zbuluar kërkesën që ka bërë për Parlamentin Europian dhe Kongresin e SHBA-së.

Po të garantoj që nga aktet e para të PD-së në pushtet do të jetë George Soros non-grata. George Soros, me rivendosjen e monizmit në shoqërinë civile në Shqipëri, me vendosjen e drejtësisë me reformën e tij në kontrollin e qeverisë, me implikimin e tij direkt në shkëmbimin e territoreve midis Serbisë dhe Kosovës dhe projekte të tjera, është një armik i vërtetë i demokracisë shqiptare. Kam kërkuar nga Parlamenti Europian dhe Kongresi i SHBA-së, të ndalojë çdo veprimtari politike të tij jashtë SHBA-së. Për Shqipëri, ai nuk do të ketë më vend, dhe nuk do ushtrohet aktiviteti i tij në Shqipëri”,-tha Berisha.

Share: