Nga Urime Straka
-Cdo dite, ne Shqiperine tone te vogel, ndodhin gjema te medha.
Pervec kesaj, media hiperbolizon cdo ndodhi te caktuar. (Asnjehere nuk e kisha kuptuar kur isha ne shkolle filozofine e fabules “u be qimja tra”.)
Keshtu ndodh kur ne jemi aq pertace sa nuk cohemi vete dhe ta studjojme fenomenin per te cilin flitet.
Ne pertojme ti shkojme informacionit ne burim, ne pertojme te studjojme ate qe serviret shabllon, dhe keshtu padashje biem pre e informacioneve te sterzgjatura banale te medias apo te thashethemnajave kuturu…
Nje gojedhene e treguar kohe me perpara tregonte se doli njeri ne pazar dhe genjeu dike…
Kur arriti ne fund te pazarit dhe e degjoi genjeshtren qe kishte thene vete e besoi si te vertete.
Kjo tregon se si ne i lejojme mendimet dhe bindjet tona te vaketa te influencohen nga te tjeret.
Kjo tregon se ne nuk kemi bindje tonat, nuk kemi arsyetimin tone per gjithcka qe ndodh rreth nesh. Priremi te besojme cdokend ne 100 forma te ndryshme dhe biem ne konfuzion me veten duke mos ditur me cilin version te besojme. Per aq kohe sa pertojme ta studjojme vete.
Keshtu qe: zgjidhni vete ne cilin kendveshtrim doni ti shikoni gjerat rreth jush. Doni te zgjidhni lajme shprese apo lajme me kronike te zeze?
Doni ta shikoni goten gjysem plot apo gjysem bosh?
Atehere kur ju nuk do lejoni mendimet tuaja te influencohen nga rrethanat e jashtme, atehere meritoni duartrokitje! Urime, ju tashme jeni vetvetja juaj e plote! 👏👏👏